Përkundër faktit se nuk u rendit kurrë në numrin 1 në Top 100 këngët më të mira të Billboard, “Levitating” e Dua Lipës e mbylli vitin 2021 si kënga më e madhe në Amerikë.
Melodia ishte e pashmangshme dhe dominonte valët e radios dhe platformat e transmetimit me versione të ndryshme, duke lëvizur në një numër të pabesueshëm shitjesh në vetëm 12 muaj, shkruan Forbes.
Sipas raportit të fundit të vitit 2021 të MRC Data, “Levitating” ishte kënga më e dëgjuar në ShBA, me 5.745 milionë shitje të pabesueshme ekuivalente. Kjo shifër përfshin blerjet aktuale, si dhe ekuivalentët e transmetimit. Dokumenti e rendit atë si një këngë solo, por për shumë muaj, versioni më i popullarizuar i këngës ishte ai me reperin DaBaby. Pasi ky i fundit bëri një skandal të madh mediatik me komentet e tij homofobike në një koncert, shumë fansa u rikthyen për të dëgjuar versionin origjinal dhe solo të këngës.
“Levitating” dominon listën e këngëve më të dëgjuara dhe të shitura të vitit 2021 me më shumë se 700,000 njësi ekuivalente, duke kapur lehtësisht vendin e parë. Artistja Olivia Rodrigo renditet në të dy vendet, të dytin dhe të tretin respektivisht me “Drivers License” dhe “Good 4 U”. Kënga e parë, e cila njëherësh është edhe kënga e saj debutuese, shiti më shumë se 5.05 milionë kopje ekuivalente, duke u dalluar si e vetmja këngë tjetër që ka arritur shifrën e pesë milionë shitjeve. “Good 4 U” iu afrua arritjes së këtij pragu, duke shënuar gjithsej 4.813 milionë njësi ekuivalente.
Në krye të pesë këngëve më të dëgjuara dhe të shitura të vitit 2021 në Amerikë janë dy duete. Bashkëpunimi i The Weeknd dhe Ariana Grande “Save Your Tears” zë vendin e katërt me 4.786 milionë njësi ekuivalente, ndërsa “Stay” i The Kid Laroi dhe Justin Bieber vjen në vendin e pestë me 4.386 milionë shitje.
Në mënyrë mbresëlënëse, “Blinding Lights” e The Weeknd e cila ishte gjithashtu kënga e dytë më e madhe e vitit 2020 në Amerikë, këtë vit vazhdoi të ruante një pozicion në Top 10, duke u renditur e fundit me plot 3,702 milionë shitje gjatë vitit 2021.
Kjo është lista me 10 këngët më të dëgjuara dhe të shitura në ShBA në vitin 2021:
1 – Dua Lipa – “Levitating” – 5.745 million
2 – Olivia Rodrigo – “Drivers License” – 5.05 million
3 – Olivia Rodrigo – “Good 4 U” – 4.813 million
4 – The Weeknd & Ariana Grande – “Save Your Tears” – 4.786 million
5 – The Kid Laroi & Justin Bieber – “Stay” – 4.386 million
6 – Masked Wolf – “Astronaut In The Ocean” – 4.159 million
7 – Doja Cat – “Kiss Me More (ft. SZA)” – 4.146 million
8 – Lil Nas X – “Montero (Call Me By Your Name)” – 4.129 million
9 – Glass Animals – “Heat Waves” – 4.109 million
10 – The Weeknd – “Blinding Lights” – 3.702 million. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Akuzat e Anisës se nuk iu realizua premtimi i bërë në BBVK 3, reagon klinika: Ajo insiston në operim, mjekët kanë konstatuar se nuk ka nevojë

Gjesti zbret çmimin e madh, e prish lojën e rezistencës pasi nuk duron dot pa reaguar për qenin e tij

Produksioni konfirmon: Egli do të rikthehet të shtunën në Big Brother VIP Albania

Sfida e mosreagimeve: Rozana përlotet, teksa në shtëpi hyn nipi i saj

Sfida e mos-reagimit në Big Brother VIP Albania, momenti kur Livia ia merr unazën nga dora Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës