LAJMI I FUNDIT:

Letër emocionale e Moratas për tifozët e Juventusit

Letër emocionale e Moratas për tifozët e Juventusit
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 75

Alvaro Morata, futbollisti i ri i Real Madridit, ka shkruar një letër emocionale për tifozët e Juventusit.

Morata u largua nga Juventusi pasi Reali aktivizoi klauzolën për blerje të tij për 30 milionë euro, një opsion që klubi mbretëror e la të hapur duke parë talentin e lojtarit.

Dhe pas dy viteve të shkëlqyera në Serie A ku ai fitoi dy Scudetto, Morata ka shkruar një letër emocionale, me të cilën ka falënderuar të gjithë, shkruan Telegraif.

“Tung të gjithë. Të shkruaj këtë letër, nuk ishte lehtë për mua. Unë së pari dua të falënderoj njerëzit që besuan në mua, ata të cilët vënë besimin në mua dhe më trajtuan ekstremisht mirë që të më bënë të ndihem mirë në Juventus dhe në Torino”.


“Faleminderit presidentit Andrea Agnellit, Pavel Nedvedit, John Elkanit, Giuseppe Marottas, Matteo Fabrisit dhe mbi të gjitha Fabio Paraticit dhe Javier Ribalta”.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që punonë për këtë klub të madh siç është Juventusi. Puntorët, fizioterpeutët, mjekët, sigurimi dhe kuzhinierët. Të gjithëve ju falënderoj juve që jeni pjesë e pandashme e Juventusit”.

LIVE: Transferimet minut mas minute të gjitha spekulimet dhe zyrtarizimet

“Falënderim i madh i shkon tifozëve të Juventusit në gjithë botën për dashurinë e tyre dhe përkrahjen pa kushte, e cila nuk mungoi në asnjë moment. Faleminderit Massimiliano Allegri që besove në mua dhe që më bëre futbollist më të mirë, kapitenëve që u kujdesëh për mua me gjithë atë dedikim dhe bashklojtarëve për ditët e paharuara që i kam kaluar bashkë me ta, sepse të fitoj tituj me ta ishte thjesht, spektakolare”.

“Unë mbetem i prekur nga ky klub, historia e tij dhe prej të gjithë juve. Ku do që do të shkoj, unë gjithmonë do të ndihem Juvnetin dhe do të jem në gjendje të them me krenari dhe zë të lartë se unë kam bartur fanellën me ngjyrat e Juventusit dhe se unë kam qenë një prej kampionëve të tyre”.

“Faleminderit edhe një herë të gjithëve që më lejuat të jem pjesë e kësaj familje të madhe”, ka shkruar Morata në letrën e tij drejtuar tifozëve të Juves. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Ndërkombëtare
Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Të gjithë e panë festën e egër të Rudigerit kundër Atletico Madridit, por a e patë çfarë bëri Valverde?

Liga e Kampionëve
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Përfaqësuesja e Kosovës
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori