Ish- trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane e sheh vetën si pjesë të futbollit anglez në të ardhmen e afërt. 

Zidane ëshë parë si zëvendësues i Didier Deschamps te Franca, por kjo nuk do të ndodh pasi ai e preferon një kalim në Angli.


L'Equipe shkruan se klubi që ai ëndërron është Manchester Unitedi.

GettyImages 962423496 Zinedine Zidane, kur ishte trajner i Real Madridit (Getty Images)

Djajtë e Kuq aktualisht e kanë njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, Jose Mourinhon, i cili nuk ka marrëdhënie të mira me disa lojtarë dhe kryesinë e klubit.

Zidane ka qenë i lidhur edhe me një rikthim në ish-klubin e tij Juventusin.

GettyImages 961347326 Zinedine Zidane (Getty Images)

Sipas gazetës franceze, trajneri ka qenë i joshur për të drejtuar në Angli që nga koha kur drejtonte Real Madridin.

Viti i ardhshëm mund të jetë i duhuri për të, pasi aktualisht është në pushim. /Telegrafi/

telegrafi sport app