Paris Saint-Germain do të konfirmojë rinovimin e kontratës me Neymar të shtunën (sot), me lojtarin që do të vendosë nënshkrimin e tij në një marrëveshje të re që do të zgjasë deri në vitin 2026.

Kontrata e Neymar do të skadonte në fund të sezonit 2021/22, siç do të ndodh edhe me marrëveshjen e Kylian Mbappes.


Kishte fjalë që ai ishte i etur të kthehej në Barcelonë, por duket se kjo nuk do të ndodh.

neymar 2

Sipas L'Equipe, debati tani ka mbaruar dhe Neymar është i vendosur. Ajo që mbetet të shihet, megjithatë, është nëse Mbappe do të ndjek shembullin e tij dhe nëse Lionel Messi do të bashkohet ose jo me ish-shokun e tij të skuadrës në “Parc des Princes”.

Neymar ka qenë i lumtur në kryeqytetin francez së fundmi dhe këtë e ka deklaruar edhe para ndeshjes kundër Manchester Cityt.

mbappe neymar

L'Equipe ka shkruar edhe për bisedimet me Mbappe, ku sipas tyre pozicioni është shumë të ndryshëm nga ai i Neymar , dhe e ardhmja e tij mbetet e pasigurt. /Telegrafi/

telegrafi sport app