Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është shumë e pëlqyer nga publiku shqiptar për këngët e saj.

Megjithëse ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, Leonora po tregohet herë pas here aktive për fansat në rrjetet sociale.


Së fundmi, këngëtarja Jakupi ka publikuar disa fotografi të reja në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ku ka marrë vëmendjen e fansave me dukjen e saj.

leonorajakupi 121649309 116727546719700 1582888118755405015 n

E veshur me një mbulesë interesante nën ngjyrat bardhë e zi, Leonora ka pozuar në studion e dy miqve të saj, Sellmës dhe Kacit, të cilët kujdesen gjithmonë për dukjen e saj.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar bukuroshen për dukjen e saj në këto fotografi.

leonorajakupi 121330195 1409142106098111 7300324282864941830 n

Leonora nuk ka qenë aktive që prej programeve festive, teksa pritet që shumë shpejt të sjellë diçka të re për fansat e saj. /Telegrafi/