Leonora Jakupi feston ditëlindjen, merr si dhuratë një trëndafil të kuq

Për Leonora Jakupin dita e sotme është e veçantë dhe nuk është si ato të zakonshmet.
Ajo sot feston ditëlindjen e 39, megjithëse vitet për të janë vetëm numra dhe asgjë nuk ka ndryshuar në bukuri.
Bukuroshja jonë tashmë ka marr edhe urimet e para prej miqve, familjarëve dhe fansat të shumtë që i ka anembanë trojeve shqiptare dhe më gjerë.
Në njërin prej imazheve të publikuar në llogarinë personale të Instagramit, këngëtarja shihet duke i fryrë qirinjtë, derisa në tjetrin shihet me një trëndafil të kuq, për të cilat mbetet enigmë se kush mund t’ia ketë dërguar.
Ndryshe, Leonora është një nga këngëtaret më të veçanta shqiptare, e cila njihet për bukurinë dhe elegancën e saj, saqë duket se vitet për të janë thjesht vetëm numra.
Theksojmë se këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

































































