LAJMI I FUNDIT:

Ministri Çeku bën të ditur se janë lënduar edhe policë në ndeshjen mes Prishtinës e Trepçës

Ministri Çeku bën të ditur se janë lënduar edhe policë në ndeshjen mes Prishtinës e Trepçës

Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë lënduar policë të dielën në ndeshjen finale mes KB Prishtinës dhe KB Trepçës.

Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit ka shkruar se se lëndimi i policëve është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e Çekut (pa ndërhyrje): 


Në një periudhë aspak të lehtë për shtetin tonë për shkak të zhvillimeve në veriun e Kosovës, lëndimi i policëve në një ndeshje basketbolli është veprim i turpshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm.

Sporti nuk është luftë. Palestrat dhe fushat e sportit nuk janë për “trimat” që kanë problem me vetëpërmbajtjen. Për fajin e disave, jemi duke pësuar të gjithë, është duke pësuar sporti i Kosovës. Grupet e tifozëve, në emër të mbështetjes së klubeve të tyre të zemrës, janë duke e shkatërruar shpirtin sportiv dhe duke i shndërruar palestrat dhe fushat e sportit në ambiente të pasigurta për qyterarët sportdashës.

Ndeshjet e sportit janë momente argëtimi për familjet tona, për të gjitha grupmoshat pa dallim. Huliganizmi i disave është shndërruar në tmerrin e prindërve që duan të shijojnë sportin bashkë më fëmijët e tyre.

Këshilli për parandalimin e dhunës në kuadër të Ministrisë së Sportit rregullisht ka trajtuar rastet e dhunës në sport, duke i proceduar ato në institucionet relevante. Prokuroritë dhe gjykatat e Kosovës duhet të jenë më efektive në dhënien e dënimeve për huliganët.

Edhe federatat e sportit duhet të vazhdojnë me veprime dhe vendime të ashpra, pa asnjë kompromis ndaj dhunës. Ministria e Sportit, paralelisht me veprimet e tjera, do të jetë e detyruar të zbatojë edhe veprime radikale për prezencën e tifozëve në palestra dhe fusha të sportit.

Këshilli për parandalimin e dhunës në sport do të mbledhet nesër në mëngjes për të trajtuar dhunën e shfaqur në ndeshjen e sontme të basketbollit mes Prishtinës dhe Trepçës.

Policëve të Kosovës dhe të lënduarve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori