Lëndimi i komplikuar i Neymarit: Gjithçka që duhet të dini për frakturën që ka pësuar

Tashmë është konfirmuar se sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Neymar, do të mungojë në ndeshjen kthyese të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.
Futbollisti brazilian u lëndua në ndeshjen kundër Marseille në fundjavë në kuadër të Ligue 1 dhe tash duhet të operohet për ta tejkaluar problemin.
Krahas ndrydhjes në këmbën e djathtë, ai ka pësuar edhe një frakturë në ashtin e pestë metatarsal, për mjekimin e të cilës duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.
Më poshtë, Telegrafi ju sjell të dhëna në lidhje me kockën të cilën e ka lënduar futbollisti 26-vjeçar:
Ashti i pestë metatarsal
Ashti i pestë metatarsal është kockë e gjatë në këmbë dhe është i prekshëm në pjesën e jashtme të këmbës. Është ashti i dytë më i vogël nga pesë kockat metatarsale. Është kocka e gjatë në pjesën e jashtme të këmbës që lidhet me gishtin e vogël.
Frakturat e ashtit të pestë metatarsal
Frakturat (thyerjet) janë të shpeshta në ashtin e pestë metatarsal – ashti i gjatë në pjesën e jashtme të këmbës që lidhet me gishtin e vogël. Dy format më të shpeshta të frakturave që ndodhin në këtë kockë janë, fraktura me shkëputje të një pjesë të vogël të kockës dhe fraktura Jones, e cila mund të jetë stres-frakturë (që ndodh si pasojë e ngarkesës dhe veprimit të vazhdueshëm të forcës në të njëjtin vend) dhe frakturë e përnjëhershme si pasojë e traumës.
Simptomat dhe shenjat
Dhimbje, ënjtje dhe ndjeshmëri në anën e jashtme të këmbës
Vështirësi në ecje
Mavijosje
Diagnoza konfirmohet me anë ekzaminimit fizik dhe të rëntgenit.
Trajtimi jokirurgjik
Pushimi, vendosja e akullit, mbështjellja me kompresë, ngritja e këmbës mbi nivelin e zemrës.Mjeku do ta imobilizojë këmbën, ndoshta nevojiten edhe paterica për të penguar vendosjen e peshës në këmbën e lënduar. Për të përshpejtuar shërimin aplikohet stimulimi i eshtrave.
Kur nevojitet ndërhyrja
Nëse si pasojë e lëndimit ka ndodhur zhvendosje e kockës, thyerje mulitple (më shumë se një fragment i thyer i kockës) ose nuk ka ndodhur shërimi adekuat – atëherë nevojitet ndërhyrja kirurgjike.

Duke qenë se lëndimi i Neymar është i komplikuar, për një mjekim adekuat nevojitet ndërhyrja kirurgjike. Pikërisht, kështu kanë vendosur stafi mjekësor i Paris Saint-Germainit dhe kombëtares së Brazilit.
Lojtari tashmë ndodhet në Brazil dhe do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në fundjavë. Ai do të operohet nga Dr. Rodrigo Lasmar, i shoqëruar nga profesori Saillant që e përfaqëson PSG-në.
Për t’u shëruar nga ky operacion nevojiten së paku dy muaj e gjysmë apo tre muaj, prandaj Neymar pritet t’i mungojë PSG-së deri në fund të sezonit.
Po ashtu, ai do ta ketë të vështirë të përgatitet në kohë për Kampionatin Botëror me Brazilin, duke qenë se riaftësimi i tij, nga ajo që parashikohet, do të ndodhë vetëm dy javë para se të nisë turneu i madh në Rusi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trajneri i Udineses thyen heshtjen, flet për ‘skandalin’ e penalltisë dhe për zëvendësimin e lojtarit

Hansi Flick konfirmon tërthorazi se ylli i Barcelonës nuk ka të ardhme në klub

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit