Një 10 vjeçare dhe një 29 vjeçare që u theren me thikë ditën e hënë në Ferizaj po vazhdojnë trajtimin në Mjekimin Intensiv të QKUK-së.
Shefi i Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka, në një prononcim për Telegrafin tha se viktimat kanë pësuar lëndime kryesisht në pjesën e gjoksit, ku edhe janë prekur edhe mushkëritë.
“Dy pacientet po vazhdojnë trajtimin, gjendja është relativisht stabile. Njëra është 10 vjeçare dhe tjetra 29. Po vazhdojnë të jenë nën veprimin e barnave të gjumit, dhe të kyçura për aparaturë mjekësore”, tha ai.
Ndryshe, katër persona janë therur me thikë ditën e hënë në Ferizaj, viktimat raportohet se ishin kalimtarë rasti ndërsa janë sulmuar nga një burrë, i moshës rreth 59 vjeç.
Viktimat janë sulmuar në tri lokacione të ndryshme nga i dyshuari.
Dy nga viktimat po trajtohen në QKUK, dhe dy tjerë në Spitalin e Ferizajt.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është arrestuar edhe është dërguar në mbajtje.
“Ferizaj / 11.11.2024-15:36. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ne tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe një dëshmitar rasti, i cili në rrjetin social Facebook, ka shkruar se një nga sulmet ka ndodhur pikërisht para shtëpisë së tij.
Jeton Emini, ka shkruar se një person i panjohur ka sulmuar për arsye të panjohura dy vajza, të cilat ishin mysafirë te axha i tij.
“Po iu shkruaj që të iu njoftoj që sot rreth 15:15, ka ndodh një akt kriminal nga një person i moshuar (rreth moshës 59 vjeç), i cili për arsye ende të panjohura i ther dy vajza të mitura (të cilat ishin mysafir nga Podujeva tek axha im) dhe therjen e bënë mu para derës së shtëpisë sime. Ky person më pas vazhdon dhe ther pak metra më larg edhe një person tjetër (mashkull rreth moshës 30 vjeç), gjithashtu sipas informacioneve që kam marrë një tjetër therje ka bërë në një zonë tjetër të qytetit. Pra, 4 therje dhe ende nuk dihet motivi i saj”, ka shkruar ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania