Disa këshilla praktike për të kthyer lëkurën tuaj në formën e duhur
Njihet në shikim të parë: është elastike, i reziston mjaft mirë shenjave të kohës, por ka poret të zgjeruara dhe shpesh, një ngjyrë të zbehtë. Flasim për lëkurën e yndyrshme. Atë që, për shkak të një super aktiviteti të gjëndrave të yndyrës, duket gjithnjë me shkëlqim. Një epidermë pa dyshim e shëndetshme por që ka nevojë për kura të kujdesshme, që të evitohen karakteristikat e saj negative që keqësohen me kalimin e kohës.
Pastrim po, por delikat
– Më shumë se çdo tip tjetër lëkure, ajo e yndyrshmja ka nevojë për një pastrim të kujdesshëm. Tepria e yndyrës, në fakt, nëse nuk largohet, tenton të mbushë poret dhe të pengojë oksigjenimin e duhur të qelizave të lëkurës.
– Pastruesi nuk duhet të jetë agresiv, ose ndryshe rrezikojmë të ç’yndyrosim tepër lëkurën dhe të stimulojmë gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më tepër duke e keqësuar gjendjen, transmeton Telegrafi.
– Ideal për pastrim është një produkt delikat, i formuar me produkte me veprim qetësues, pastrues, lehtësisht shtrëngues, që duhet përdorur si në mbrëmje për të hequr makiazhin dhe papastërtitë, si dhe në mëngjes për të eliminuar nivelin e lehtë të yndyrës që është formuar gjatë gjumit.
– Për një pastrim të thellë është e nevojshme të bëjmë të paktën një herë në muaj një maskë pastruese, më mirë nëse është me bazë argjile.
Në fillim ekspozojeni fytyrën ndaj avullit të ujit, në mënyrë që të hapen poret dhe më pas të aplikohet maska që lihet të veprojë për 15 minuta. Kjo hapësirë kohe i lejon argjilës të thithë papastërtitë dhe yndyrën e tepërt.
Për të hequr maskën, mjafton ta shpërlani me ujë të vakët.
Kurrë mos harroni tonikun
– I përdorur në mbrëmje shërben për të plotësuar gjestet e pastrimit, pasi largon mbeturinat e fundit të papastërtive dhe eliminojnë mbeturinat e detergjentit të ngelur në fytyrë.
– Në mëngjes rizgjon epidermën, i jep lëkurës ton dhe freski. Duke tamponuar fytyrën me një pambuk të njomur me tonik, para makijazhit, mbahet nën kontroll lyrësia që karakterizon lëkurat e yndyrshme dhe që dëmton qëndrimin e trukut.
Puçrrat në pusi
Nëse lihet pas dore, lëkura e yndyrshme mbulohet me pika të zeza dhe puçrra.
– Me kalimin e kohës, në fakt, paretet e poreve dobësohen dhe ngadalësohet ndërrimi qelizor, me pasojë shtimin e qelizave të vdekura.
Këto të fundit veprojnë si një tapë: duke ‘burgosur yndyrën’ nën lëkurë i japin jetë një pike të zezë. Nëse kjo infektohet për shkak të baktereve prezente më lëkurë formohet puçrra që duhet trajtuar me produkte antibakterike dhe antiseptike.
Çfarë duhet bërë
– Për të mbajtur nën kontroll lyrshmërinë e lëkurës vëreni në fytyrë të pastër një kub akulli, pastaj përhapni një gel hidratues.
– Si bazë për makijazh zgjidhni një krem jo të yndyrshëm që do ta përhapni me një sfungjer pakëz të njomë.
– Për ta pakësuar (hequr shkëlqimin) përdorni pudrën pluhur: me një sfungjer pudrosni fytyrën dhe pastaj eliminoni tepricën me një penel të madh.
– Përdorni sipas preferencës produkte pastruese dhe losione tonifikuese me formula vegjetale: veprimi i tyre është më delikat dhe tolerohen më mirë prej lëkurës.
Çfarë nuk duhet bërë
– Puçrrat dhe pikat e zeza nuk duhet kurrë të shtrydhen: presioni favorizon përhapjen e mikrobeve dhe baktereve.
– Mos iu dorëzoni dëshirës për t’u nxirë: dielli, që në momentin e parë e than lëkurën, me kalimin e kohës keqëson situatën pasi trash lëkurën, provon një rritje të qelizave të vdekura, favorizon puçrrat dhe pikat e zeza.
– Evitoni tepritë e kozmetikës: doza e tepërt e kremrave dhe losioneve mund të mbyllin poret dhe të pengojnë oksigjenimin e qelizave.
– Mos vëni pudër kompakte për të hequr efektin e lyrshëm: përzihet me lyrën e lëkurës duke keqësuar situatën. Më mirë një tonik ëmbëltues.
Hidratuesi ndihmon
Sado e çuditshme që mund të duket, lëkurat e yndyrshme vuajnë shpesh nga dehidratimi. Lyrshmëria e lëkurës, në fakt, varet nga një tepri yndyre dhe nuk ka të bëjë me sasinë e ujit në organizëm. Është për t’u theksuar që kush ka lëkurë të yndyrshme tenton të mos e hidratojë sa duhet, sepse nuk ndjen atë tension tipik të shkaktuar nga thatësia e lëkurës që kujton se produktet njomësues rrisin lyrshmërinë e epidermës.
– Përdorimi i rregullt i një emulsioni hidrant kontribuon për të normalizuar funksionet e lëkurës dhe për të luftuar “efektin shkëlqyes”.
Përbërësit kozmetikë
Ja funksionet e përbërësve antiyndyrorë:
– Ekstrakti Guggal: është një rrëshirë që ekuilibron funksionet e lëkurës, ka aftësi antioksiduese dhe antiinflamatore dhe normalizon aktivitetin e gjëndrave të yndyrës.
– Retinol Linoleato: derivat i vitaminës A. Ka strukturë identike me atë të lëkurës. Favorizon eliminimin e qelizave të vdekura dhe kontrollon prodhimin e yndyrës.
– TSD: është një derivat i acidit salicilik, që lëmon dhe pastron lëkurën.
– Silici dhe oksidi i zinkut: i japin kontrast shkëlqimit.
– Vitamina C dhe E: luftojnë radikalet e lira.
– Ekstrakt Liquirizia (jamballi): është qetësues.
– Ekstrakte të kastravecit, limonit, amamelide: janë shtrënguese, qetësuese, pastruese.
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse nuk duhet t’i thuash fëmijës ‘po’ për çdo gjë?
Femra në karrierë: Flakeni ndrojtjen, depresionin dhe stresin
Ngjyrat e thonjve që jua bëjnë duart të duken si të vajzave të reja!
Si të rrisni gjoksin me këto tri metoda natyrale
Gabimet që i bëjnë më së shpeshti prindërit në raport me fëmijën e llastuar
Sheh në ëndërr veten sikur je shtatzënë, zbulo tani kuptimin e saj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit