Lejet e fabrikës së Tesla në Meksikë janë pothuajse gati, teksa shteti nis punën në infrastrukturë

Lejet përfundimtare për Tesla për të ndërtuar një fabrikë të veturave elektrike në shtetin verior meksikan të Nuevo Leon mund të jenë gati brenda javësh dhe qeveria lokale po fillon punën e infrastrukturës të kërkuar nga kompania, tha një zyrtar i lartë të enjten.
Tesla në mars bëri publike planet për të hapur një fabrikë të madhe në Nuevo Leon, e para në Meksikë, e cila ka tërhequr gjithashtu investime edhe nga prodhuesit e tjerë të automjeteve që kërkojnë të përmbushin objektivat ambicioze të prodhimit. Kompania nuk ka dhënë detaje mbi ndërtimin apo prodhimin.
Ministri i Ekonomisë i Nuevo Leon, Ivan Rivas, në një intervistë tha se prodhuesi i veturave i drejtuar nga miliarderi Elon Musk po konsideron një fabrikë më të madhe se sa ishte parashikuar fillimisht dhe ende po harton planet e projektimit, arkitekturës dhe inxhinierisë, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.
Qeveria federale është në rrugën e duhur për të dhënë miratimet mjedisore brenda javësh, deklaroi ai, gjë që do të lejojë prodhuesin e veturave elektrike të fillojë ndërtimin.
“Unë pres që të jetë një çështje që do të marrë një kohë prej afro dy javë, maksimumi deri një muaj”, shtoi Rivas.
Rivas bëri të ditur se vetëm Tesla mund të adresojë afatin e saj kohor për Meksikën. Por ai tha se priste që prodhimi të fillonte shumë më herët se 2026 ose 2027, datat që raportoi gazeta meksikane Reforma muajin e kaluar, sepse Nuevo Leon synonte të vendoste shpejt infrastrukturën për ujë, energji elektrike dhe transport.
“Ne po punojmë që kjo të ndodhë shumë shpejt, kështu që ata kanë të gjithë infrastrukturën që u nevojitet për të filluar sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ndër të tjera Ivan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Audi po ndryshon strategjinë e emërtimit - çfarë do të thotë kjo?

Publikohen pamjet e para të Audi A6 të ri

Audi e pranon, cilësia e enterierit të veturave ka qenë më e mirë në të kaluarën

Volvo më i shitur në një edicion të ri

Bugatti i ri me tetë tuba shkarkimi
A mundet Tesla të kalojë rrethrrotullimin më kompleks vetëm me ndihmën e pilotit automatik?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?