Legjendat e Barcelonës duartrokasin Messin me shokë për vendimin e marr për ulje të pagës
Ish yjet e Barcelonës kanë duartrokitur skuadrën aktuale që pranuan për një ulje page prej 70 për qind të pagave.
Lionel Messi e drejtoi skuadrën e Barcelonës me një postimin në rrjetet soacile, që ishte si një deklaratë e përbashkët nga lojtarët.
Kjo gjë ka bërë përshtypje të madhe edhe tek ish-yjet e skuadrës.
"Jam krenar, je i shkëlqyeshëm", ka shkuar ish-kapiteni Carles Puyol.
"Ju të gjithë jeni të shkëlqyeshëm! Urime! Shembuj, si gjithmonë," ka shkruar Xavi Hernandez.

"Sa e shkëlqyeshme, Leo. Bravo për të gjithë ekipin", shkroi Samuel Eto'o. /Telegrafi/




























