Legjenda e Ligës Premier, Wayne Rooney, Alan Shearer dhe Theo Walcott kanë dhënë përgjigjet e tyre kur u pyetën se Ku do të përfundonte Real Madridi aktual në Ligën Premier.

Në një kohë kur Liga Premier vazhdon të mbledhë fonde pothuajse të pakufizuara, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë për klubet evropiane të konkurrojnë financiarisht, Theo Ëalcott ka bërë një deklaratë kontraverse.


Ish-legjenda e Arsenalit ka bërë një parashikim të guximshëm në lidhje me mënyrën se si do të kishin shkuar gjërat nëse Real Madrid do të përfshihej në kampionatin anglez.

Në një bashkëbisedim të kohëve të fundit me Amazon Prime UK, ish-lojtari i kombëtares angleze deklaroi me bindje se skuadra e mbushur me yje e Alvaro Arbeloas do të përballet me vështirësi të mëdha me kërkesat fizike dhe mjedisore të Ligës Premier.

Kur u pyet se ku do të renditej Real Madridi, Walcott deklaroi se ata do të humbisnin plotësisht kualifikimin në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës dhe do të përfundonin në vendin e tetë.


“Së teti. Mendoj se ata mund të kenë vështirësi në ndeshjet jashtë fushe të Crystal Palace dhe Leeds. Edhe moti luan rolin e vet”, ka thënë Walcott.

Ndërsa Rooney dhe Shearer ofruan vlerësime të matura, duke i vendosur Los Blancos në katërshen e parë, ish-sulmuesi i Arsenalit i habiti shumë duke parashikuar vendin e tetë.

"Mendoj se ka ekipe më të pajisura për Ligën Premier dhe nuk mendoj se Real Madridi do të ishte një nga ato ekipe", përfundoi anglezi. /Telegrafi/

telegrafi sport app