Manchester United raportohet se ka nisur përgatitjet për të pasur plane rezervë në rast se vendos të shkarkojë Ruben Amorimin para fundit të sezonit aktual.

Sipas raporteve, ish-mesfushori i Unitedit dhe trajneri aktual i ekipit U-19, Darren Fletcher, është kandidati favorit për të marrë drejtimin në mënyrë të përkohshme nëse Amorim shkarkohet.


Një raport i gazetës The Sun thotë se ish-mesfushori Fletcher është në krye të listës së ngushtë të Manchester United për të qenë trajner i përkohshëm në rast se trajneri aktual, Amorim, largohet para fundit të sezonit.

Skocezi u emërua trajner i ekipit U-18 në fund të qershorit dhe ka impresionuar klubin me stilin e tij të menaxhimit, me rezultatet që flasin vetë.

Pas marrjes së detyrës nga Amorim në mes të sezonit 2024/2025 në vend të Erik ten Hag, mendimi ishte se ai kishte nevojë për kohë dhe një përgatitje të plotë parasezoni për të zbatuar idetë e tij.

Megjithatë, pavarësisht mbështetjes me një investim mbi 200 milion euro, United ndodhet në pjesën e poshtme të tabelës.

Që nga ardhja e Amorimit, ‘Djajtë e Kuq’ kanë grumbulluar vetëm 34 pikë në 33 ndeshje në ligë, dhe ish-trajneri i Sporting Lisbonës është kritikuar për ngulmin e tij për të mos ndryshuar taktikat dhe sistemin.

Janë përmendur disa emra që mund të marrin drejtimin nëse Amorim shkarkohet gjatë këtij sezoni.

Ish-trajneri Ole Gunnar Solskjaer është përmendur për një rikthim, duke marrë parasysh mënyrën se si ai stabilizoi skuadrën pas shkarkimit të Jose Mourinhos në sezonin 2018/2019.

Edhe Michael Carrick raportohej se ishte në radar të klubit për një rol të përkohshëm, por tani ai ka një punë të re si vëzhgues teknik për UEFA-n./Telegrafi/

telegrafi sport app