Wayne Rooney ka dhënë një vlerësim shumë kritik për Florian Wirtz, duke pretenduar se ylli 116 milionësh “dëmton” Liverpoolin.

Ylli gjerman u transferua te “Të Kuqtë” me një rekord britanik në atë kohë, me qëllim që t’i japë më shumë kreativitet kampionëve në fuqi të Ligës Premier.


Por, ai ka pasur një nisje të ngadaltë në aventurën e tij në futbollin anglez, dhe tashmë po ngrihen pyetje për vendin e tij në formacionin më të fortë të Arne Slot.

Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe në mesfushë në ekipin e Liverpoolit, ish-ylli i Manchester United dhe Everton, Wayne Rooney, ka sugjeruar se gjermani i vlerësuar lartë në fakt e bën Liverpoolin më të dobët.

“Ka qenë e vështirë për të. Nuk mund të mohohet kjo. Ai ka luajtur mirë, por kur nënshkruan me kaq shumë lojtarë si Liverpool ka bërë këtë herë, zakonisht nuk ndodh kështu, sepse ata në fakt kanë marrë një repart të ri sulmues”.

“Pastaj ke edhe Salah aty, të gjithë janë duke konkurruar dhe duan të performojnë mirë. Wirtz është ndoshta ai që po performon më pak, por ka shumë aftësi”.

“Nuk shoh se ku mund të futet ai në ekip. Mendoj se është shumë para që është shpenzuar. Në fakt, Wirtz e dëmton ekuilibrin dhe mënyrën se si luan Liverpool”.

“Është një lojtar i klasit të lartë dhe jam i sigurt që do të përmirësohet, por ka pasur një nisje të ngadaltë dhe nuk mund të mohohet kjo”, ka deklaruar Rooney./Telegrafi/

telegrafi sport app