LAJMI I FUNDIT:

Legjenda braziliane Dunga ka pësuar një aksident të rëndë me makinë

Legjenda braziliane Dunga ka pësuar një aksident të rëndë me makinë

Futbollisti legjendar brazilian dhe ish-trajneri Carlos Dunga ka pësuar një aksident të tmerrshëm automobilistik, pas të cilit është shtruar me urgjencë në spital.

Vetura e 60-vjeçarit është përmbysur teksa po udhëtonte në autostradën nga Sao Paulo për në Campina Grande do Sul dhe bashkëshortja e tij Evanir Verri ndodhej në ulësen e pasagjerit në momentin e aksidentit.

Çifti, i cili po kthehej në shtëpi pasi vizitoi familjen, u dërgua me urgjencë në spital, por për mrekulli të dy pësuan vetëm lëndime të lehta dhe u liruan një ditë më vonë.


Djali i Dungës, Bruno, ka falënderuar mjekët dhe qytetarët për ndihmën e dhënë, ndërsa policia thotë se ish-mesfushori nuk ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e aksidentit.

Dunga ka statusin legjendar në Brazil, pasi ai ishte kapiten i vendit të tij në Kupën e Botës 1994, kur brazilianët u bënë kampionë të botës.

Përveç kësaj, ai ka qenë dy herë seleksionues i kombëtares. Së pari nga 2006 deri në 2010 para se të kthehej për dy vjet të tjera në 2014. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
Shau gjyqtarin, Komiteti i Garave vendos për dënimin e Bellinghamit

Shau gjyqtarin, Komiteti i Garave vendos për dënimin e Bellinghamit

La Liga
Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Theo Hernandez ndëshkohet me gjobë nga Milani pas kartonit të kuq ndaj Feyenoordi

Liga e Kampionëve
Tre lojtarë të rëndësishëm mund të largohen falas nga Interi një vit para përfundimit të kontratave

Tre lojtarë të rëndësishëm mund të largohen falas nga Interi një vit para përfundimit të kontratave

Serie A
Turqit marrin një vendim radikal: Një gjyqtar i huaj do të gjykoj derbin më të madh Galatasaray-Fenerbahce

Turqit marrin një vendim radikal: Një gjyqtar i huaj do të gjykoj derbin më të madh Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Kalo në kategori