Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari: Por kjo nuk po ndodh pothuajse në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, thotë një studim
Kush nuk merr azil duhet të ketë të drejtën e punës legale, thuhet në një studim. Në Evropë kjo ka vetëm pjesërisht sukses. Çdo vit në vendet e BE futen ilegalisht me mijëra njerëz. Si duhet të zgjidhet statusi i tyre?
Nevoja ka për punonjës sanitarë, pastrues apo punëtorë në ndërtimtari. Migrantët legalë pa kualifikime mund të punojnë në fusha të ndryshme. Por kjo nuk po ndodh pothuajse në Gjermani dhe në vendet e tjera evropiane, thuhet në studimin “Rrugët legale drejt Evropës”, të kryer nga Këshilli i Fondacionit për Integrim dhe Migrim (SVR).
Në studim janë hulumtuar rrugët legale të ardhjes në Gjermani, Spanjë, Itali, Francë dhe Suedi.
Në fokus të studimit janë shanset për ardhjen në këto vende të punëtorëve me kualifikime të ulëta apo të mesme nga vendet e Afrikës, në të cilat nuk ka luftë, pra për migrantët, të cilët nuk kanë të drejtë azili.
“Pyetja jonë është: A ka alternativa legale për këta njerëz që të punojnë në Evropë dhe të kryejnë ndonjë përgatitje profesionale, në vend të ardhjes së fuqisë ilegale punëtore?”, thotë Karoline Popp, bashkautore e studimit. Përgjigja më e shkurtër është: Vetëm në raste të posaçme.
Puna sezonale
Një nga këto raste është puna sezonale.
Përderisa Gjermania për shembull më së shumti rekruton fuqi punëtore sezonale nga vendet e tjera të BE, në Francë, Spanjë dhe Itali vijnë punëtorë nga vendet e treta. Vitin e kaluar vetëm në Spanjë ka pasur rreth 14.000 punëtorë sezonalë nga vendet e treta.
Në Itali ky numër ka qenë zyrtarisht mbi 5500. Por mendohet, se shifra është shumë më e lartë, sepse Italia angazhon punëtorë – sipas kontigjenteve.
Në vend të përdorimit të kësaj procedure legale, punëmarrësit shpesh angazhojnë edhe migrantë ilegalë – ndonëse nuk kanë dokumente legale për punë. Në këtë mënyrë humbet një nga mundësitë e pakta për punësim legal të migrantëve.
Politika e dështuar
Jashtë kohës së punës sezonale ka shumë pak mundësi për punësime të migrantëve në këto vende.
Studimi ofron edhe shkaqet pse: “Ka shumë shkaqe pse migrimi legal është i arsyeshëm. Por nuk dihet pse kjo rrugë nuk po ndiqet”, thotë Popp.
Vendet duhet të jenë shumë më transparente lidhur me fuqinë punëtore që ju duhet.
Kjo mund të ndihmojë në plotësimin e nevojave të tregut të punës. Një nga qëllimet duhet të jetë analizimi i fuqisë punëtore që gjendet në vend, para se të kërkohen punëtorë nga vendet e origjinës së tyre.
Ekspertët thonë, se këtu ka nevojë për një bashkëveprim mes vendeve dhe një analizë më të thellë të nevojave në treg.
Lufta kundër migrimeve ilegale
Migrimi legal ka përparësi shumë më të mëdha nga ardhja ilegale.
Kryetarja e ardhshme e Komisionit të BE, Ursula von der Leyen ka paralajmëruar mundësinë e ndryshimeve dhe reformën e fushës së migrimeve legale.
Që në vitin 2016 është vendosur në kuadër të kornizave për partneritete në çështjen e migrantëve, që të hartohen masat me prioritet. Por nuk dihet, nëse ardhja legale vërtet e ka zvogëluar numrin e migrantëve ilegalë në këto vende, thuhet në Studimin SVR.
Disa të dhëna dëshmojnë efektet pozitive – si për shembull masat që ka marrë Gjermania për ardhjen e fuqisë punëtore nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Pas ardhjes masive ilegale të shumë njerëzve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, në periudhën 2014 – 2015, ndonëse ishte e qartë, se ata nuk kanë shanse për azil, Gjermania ka vendosur që të hartojë një varg masash për ardhje legale.
Një prej masave ishte futja e këtyre vendeve në listën e vendeve të sigurta të origjinës dhe hapja e mundësisë për punësime legale të shtetasve të këtyre vendeve.
Në analizat e para thuhet se këto masa vërtet kanë dhënë rezultate. Kjo ka rezultuar me rritjen e numrit të ardhjeve legale dhe zvogëlimin e ardhjeve ilegale.
Rrugët e ndryshme – rezultati i njëjtë
Gjermania ka marrë shembull nga Suedia, për të hartuar masat për migrantët nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në dallim nga vendet e tjera të përfshira në këtë studim, Suedia tek çështja e migrantëve orientohet tek nevojat e tregut.
Në Suedi mund të vijë secili – nëse Suedia ka nevojë për të. Kushti është kontrata e punës. Punëdhënësit janë pra ata, të cilët vendosin, se kush mund të futet në tregun suedez të punës.
Gjermania, Spanja, Italia dhe Franca kanë përdorur kritere të tjera. Kontigjente, studime të tregut të punës dhe marrëveshje bilaterale më vendet e treta kanë vendosur se për çfarë migrantësh legalë ka nevojë.
Por studimi në të gjitha këto raste vjen tek konkludimi: “Në shumicën e vendeve i jepet më shumë përparësi fuqisë së kualifikuar punëtore ndaj asaj me kualifikime të mesme”.
Por janë pikërisht njerëzit me kualifikime më të ulëta, ata të cilët kërkojnë më shpesh një perspektivë më të mirë përmes migrimeve ilegale. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-380x233.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-380x233.png)
“Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë”: Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Egjipti dhe Jordania theksojnë ‘unitetin’ për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-220834-380x233.png)
Egjipti dhe Jordania theksojnë ‘unitetin’ për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-215333-780x439.png)
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump
![Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-220834-780x439.png)
Egjipti dhe Jordania theksojnë 'unitetin' për Gazën, bëjnë thirrje për rindërtim pa zhvendosje
![BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-18-780x439.png)
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump
![Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-22-780x439.png)
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi