LAJMI I FUNDIT:

Leeds United refuzon ofertat e West Ham për Kalvin Phillips dhe Raphinha

Leeds United refuzon ofertat e West Ham për Kalvin Phillips dhe Raphinha

Përpjekjet e West Ham United për të transferuar Raphinha dhe Kalvin Phillips nga Leeds United kanë dështuar, pasi klubi nga “Elland Road” kanë refuzuar qasjet e klubin londinez.

David Moyes është i prirur të shtojë thellësinë në skuadrën e tij, pasi West Ham vazhdon sezonin e tyre në Ligën e Evropës në raundet eliminatore këtë sezon, ndërsa gjithashtu kërkon të bëjë një shtytje të madhe për kualifikim në Ligën e Kampionëve.

Trajneri skocez dhe drejtuesit e Çekanëve kanë etiketuar tashmë disa emra të njohur për t’i transferuar në ekip dhe ata janë yjet e Leedsit, Raphinha dhe Phillips.


Leedsi refuzon ofertat e West Hamit

Sipas The Guardian, West Hami ishte i gatshëm të bënte Phillips nënshkrimin e tyre rekord dhe po përgatiste një ofertë prej 50 milionë funtesh, e cila do ta kishte ribashkuar 26-vjeçarin në mesfushë me shokun e skuadrës te kombëtarja e Anglisë, Declan Rice. Megjithatë, Leeds e refuzoi atë.

West Ham po kërkonte gjithashtu ta bënte Raphinha nënshkrimin e tyre rekord të klubit, por oferta e tyre për brazilianin gjithashtu u hodh poshtë nga Leedsi pasi trajneri Marcelo Bielsa mbetet i bindur se ai nuk do të shitet këtë janar.

Moyes ishte veçanërisht i etur për Raphinha pasi ai e shihte brazilianin si një opsion të gjithanshëm për të mbështetur sulmin e ekipit, me Michail Antonio dhe Jarrod Bowen që kanë impresionuar nën urdhrat e skocezit.

Çekanët aktualisht janë të pestit në tabelën e Ligës Premier dhe në raundet e eliminimit direkt të Ligës së Evropës pasi kanë kaluar me sukses grupin e tyre.

Ata e gjejnë veten vetëm një pikë prapa Manchester Unitedit, megjithëse kanë një lojë më pak, ndërsa janë një pikë përpara Arsenalit me dy ndeshje më shumë të luajtura se Topçinjtë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori