Dy artistët të tjetër të estradës shqiptare kanë bashkuar forcat për një projekt muzikor.

Bëhet fjalë për dy prej reperëve më të suksesshëm dhe më të dashur për publikun, Ledri Vula dhe Mozzik.


Sipas burimeve të Prive, dyshja janë duke finalizuar projektin që do të jetë i parë së bashku dhe pritet të publikohet shumë shpejt.

Screenshot 10 28 Foto: Ledri Vula/Instagram

Kujtojmë që të dy reperët njihen për bashkëpunime të suksesshëm dhe një i përbashkët padyshim do të mirëpritet nga fansat e tyre të shumtë.

Kënga e fundit e publikuar nga Ledri “Uma Love” ishte gjithashtu bashkëpunim me Lumi B dhe NUK.

Screenshot 11 27 Foto: Mozzik/Instagram

Ndërsa Mozzik aktualisht po shijon suksesin e projektit solo “Marilyn Monroe” që lansoi në muajin tetor.

Të dy ndërkohë mbesin të angazhuar me koncerte dhe gjatë kësaj periudhe të vitit. /Telegrafi/