Një tjetër natë spektakli basketbolli ka qenë në NBA ku në natën e krishtlindjeve janë zhvilluar ndeshje të jashtëzakonshme.
Dueli më dramatik i mbrëmjes është zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, ku Los Angeles Lakers mori fitore në udhëtim te Golden State Warriors me dy pikë diferencë 115:113.
Shtatë sekonda para përfundimit të ndeshjes, Steph Curry realizoi tre pikëshin e tetë në ndeshje për të barazuar rezultatin në 113:113, por në sekondën e fundit Austin Reeves shënoi për fitoren e Lakers.
Curry luajti një ndeshje fenomenale dhe në fund shënoi 38 pikë dhe 6 asistime, por kjo nuk mjaftoi sepse LeBron James ishte në humor të mirë në anën tjetër.
LeBron, i cili mbush 40 vjeç të hënën, pati një rekord në NBA me 31 pikë dhe 10 asistime në ndeshjen e tij të 19-të të Krishtlindjeve.
James pati një mbështetje të shkëlqyer edhe te Reeves, i cili realizoi triple-double me 26 pikë, 10 kërcime dhe 10 asistime.
Reeves mori rolin e lojtarit të dytë më të rëndësishëm sepse Anthony Davis u lëndua pas vetëm shtatë minutash në parket. /Telegrafi/