Lidhja Demokratike e Kosovës ka adresuar shumë vërejtje në adresë të Qeverisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj në tremujorin e konstituimit të saj.
LDK, përveç që akuzon Ramush Haradinajn për numrin e madh të zëvendëskryeministrave, ministrave e zëvendësministrave, thotë se “Qeveri po drejtohet me logjikën e odave, me sjellje kanunore, duke harruar se në këtë shtet ka Kushtetutë dhe ligj”.
Më tej LDK thotë se” Qeveria po e shpërdoron buxhetin e shtetit duke shpërndarë arbitrarisht parat e taksapaguesve, duke falur në mënyrë joligjore borxhe për klientele dhe po ndërhyn me vendime në autoritetin e institucioneve të pavarura me Kushtetutë”.
Kumtesa e plotë e LDK-së:
“Sot, bëhen plot 3 muaj nga dita e votimit në Kuvendin e Kosovës të Qeverisë së kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Pas negociatave me Radojiçiqa e sekserë të tjerë nga të gjitha anët e Kosovës, Qeveria Haradinaj u konstituua vetëm pasi priti disa orë që t’i vijnë nga Beogradi partnerët e saj dhe që nga ajo ditë, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar qeverisjen më jolegjitime, më të dobët dhe më arbitrare, e cila ka degraduar skajshëm çdo pore të jetës institucionale e politike në vend.
Që nga 9 shtatori, Kosova ka Qeverinë me më së shumti zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra në rajon dhe më gjerë.
Qeveria e Kosovës sot i ka në realitet 4 “kryeministra” të cilët i udhëheqin ministrat e partive të ndryshme.
Qeveria Haradinaj drejtohet me logjikën e odave, me sjellje kanunore, duke harruar se në këtë shtet ka Kushtetutë dhe ligj.
Qeveria po e shpërdoron buxhetin e shtetit duke shpërndarë arbitrarisht parat e taksapaguesve, duke falur në mënyrë joligjore borxhe për klientele dhe po ndërhyn me vendime në autoritetin e institucioneve të pavarura me Kushtetutë.
Qeveria aktuale po e dëmton pariparueshëm politikën e jashtme, duke tkurrur subjektivitetin dhe duke dështuar në të gjitha aspektet, siç ishte rasti i anëtarësimit në INTERPOL.
Qeveria aktuale është izoluar plotësisht nga partnerët ndërkombëtarë, të cilët hezitojnë edhe të shfaqen në konferenca mediesh me drejtuesit e saj.
Qeveria e Kosovës po bën lojëra për konsum politik me çështjen vitale të demarkacionit, duke e vënë në rrezik të ardhmen e qytetarëve, lëvizjen e lirë të tyre dhe partneritetin me SHBA-të dhe vendet tjera mike.
Qeveria e Kosovës, ka dështuar plotësisht që ta çojë përpara procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur.
Kabineti i kryeministrit është shndërruar në vend të pritje-përcjelljeve të kota, duke përfshirë pritje për njerëz të inkriminuar.
Kabineti Qeveritar përbëhet nga njerëz pa kredenciale dhe që nuk e përfaqësojnë asnjë qytetar. Anëtarë të kësaj Qeverie janë edhe njerëz që akuzohen me fakte nga fqinjët për dhunë gjatë luftës, apo zëvendëskryeministra që gjuajnë me armë zjarri në ambiente publike.
Vendimet më të mëdha të kësaj Qeverie janë emërimet nepotike të dhëndurëve në pozita të larta, si në krye të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.
Që nga marrja e mandatit të kësaj Qeverie, janë evidentuar dështime me pasoja fatale në shëndetësi.
Buxheti i propozuar për vitin 2018 ka degraduar dhe e kthen situatën e para vitit 2015, kur ka pasur një planifikim të dobët buxhetor, një strukturë jo adekuate të buxhetit dhe një planifikim buxhetor i udhëhequr nga motive provinciale politike.
Ngecjet janë evidente edhe në të gjitha fushat tjera që lidhen me qeverisjen qendrore.
Në këtë situatë, Lidhja Demokratike e Kosovës, fton qytetarët e Republikës që të mos e humbin shpresën por që të bashkuar të rikthejmë vendin në binarët e zhvillimit, të perspektivës euroatlantike, të rikthejmë besimin dhe partneritetin me SHBA-të dhe vendet e BE-së dhe të hapim perspektivën e zhvillimit ekonomik për të gjithë qytetarët e vendit” (sic), përfundon kumtesa e LDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

A2: Plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker