LAJMI I FUNDIT:

​LDK lidh koalicion me AKR dhe PD në Mitrovicë

​LDK lidh koalicion me AKR dhe PD në Mitrovicë

Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Mitrovicë, ka nënshkruar sot marrëveshjen e koalicionit me Aleancën Kosova e Re dhe Partinë e Drejtësisë, për paraqitje të përbashkët rreth aktiviteteve dhe qëndrimeve të tyre në të mirë të qytetarëve, përfshirë zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm.

Marrëveshja është nënshkruar nga liderët e këtyre partive në Mitrovicë.

Kryetari i Degës së LDK-së në Mitrovicë, Safet Kamberi, tha se qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe koordinimi i aktiviteteve në lidhje me politikat lokale në këtë komunë.


Sipas tij, qëndrimet mes këtyre tre partive tashmë do të jenë të koordinuara për t’i ngritur të gjitha shqetësimet që janë me interes qytetar.

“Qëllimi i kësaj marrëveshje është bashkëpunimi dhe koordinimi i të gjitha aktiviteteve të cilat kanë të bëjnë me politikat lokale në komunën e Mitrovicës, u një prej pikave të bashkëpunimit në mes të LDK-së, AKR-së dhe PD-së do të jenë pa dyshim edhe zgjedhjet lokale që do të mbahen në vitin 2021. Gjithsesi qëndrimet tona tashmë do të jenë të koordinuara mes këtyre tre subjekteve dhe ne do t’i ngremë të gjitha shqetësimet të cilat janë me interes qytetar”, ka thënë Kamberi.

Edhe Nysret Qubreli, u.d. i kryetarit të Degës së AKR-së në këtë qytet, tha se puna e këtyre tre subjekteve politike do të përqendrohet në të mirën e qytetarëve.

Qubreli: Do të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve të Mitrovicës

“Duke parë situatën në komunën e Mitrovicës që është e pa lakmueshme dhe nuk është e mirë, kemi vendosur të punojmë në të gjitha pikat të cilat do të jenë në Komitetin për politikë dhe financa, përkatësisht në asamble, të bashkëpunojmë ne si tre subjekte politike, si më të fuqishmet tani në kuvend që të arrimë që të bashkëpunojmë për të mirën e qytetarëve”, tha Qubreli.

Ndërkaq, Vesel Neziri kryetar i Degës së Partisë së Drejtësisë në Mitrovicë, u shpreh i bindur se ky bashkëpunim mes këtyre subjekteve do të jetë i sinqertë, në të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj.

“Ka ardhur momenti që ne si tre subjekte të ngremë zërin fuqishëm dhe të ecim tutje. Ky bashkëpunim besoj se do të jetë i sinqertë, në të mirë të Mitrovicës dhe qytetarëve të saj, duke e lutur Zotin e madhëruar që të na ndihmojë në këtë rrugë, në mënyrë që të ecim përpara dhe të kemi suksese”, tha Neziri. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori