LAJMI I FUNDIT:

LDK: Dekada pas përfundimit të luftës, dhuna seksuale mbetet plagë e thellë për shoqërinë

LDK: Dekada pas përfundimit të luftës, dhuna seksuale mbetet plagë e thellë për shoqërinë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në luftën e fundit në Kosovë, ka kujtuar se rrëfimet e grave të përdhunuara mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje.

LDK përmes një shënimi në Facebook thotë se të mbijetuarat e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre.

“Dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetet plagë e thellë për shoqërinë, si pjesë e një sërë akteve kriminale serbe të kryera në kontekstin e agresionit masiv”, “Edhe pas më shumë se dy dekada të përfundimit të luftës, rrëfimet nga gratë mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje. Të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre”.


​“Jeta ime ka përfunduar aty, e bënë në prani të djalit” - rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës
Lexo po ashtu ​“Jeta ime ka përfunduar aty, e bënë në prani të djalit” - rrëfimi rrëqethës i të mbijetuarës së dhunës seksuale gjatë luftës

Por, kjo heshtje u thye nga guximi i disa të mbijetuarave, thotë LDK-ja.

“Heshtja e kësaj teme, është thyer me guximin e disa të mbijetuarave të cilat kanë ndarë historitë e tyre të dhimbshme publikisht. Si e tillë, ballafaqimi me të kaluarën asnjëherë nuk mund të jetë i drejtë, pa drejtësinë shoqërore ndaj kategorisë së të mbijetuarve”.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kujdesi rreth mirëqenies së tyre, rehabilitimi dhe risocializimi i tyre qoftë në jetën private apo publike, mbetet obligim”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori