Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, konsiderohet futbollisti më i vlefshëm argjentinas në botë aktualisht me një vlerë prej 85 milionë eurosh – njofton TNT Sports.

Lojtari që do t’i mbushë 26 vjet në muajin gusht, ishte pjesë e skuadrës që e fitoi Kupën e Botës dhe luajti në finale të Ligës së Kampionëve, ndërsa e fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë këtë sezon.


Kjo i ka ndihmuar që ta kryesojë listën e futbollistëve më të shtrenjtë argjentinas, të vlerësuar nga Transfermarkt.

Lautaro shënoi 28 gola dhe dhuroi 11 asistime në 57 ndeshje zyrtare me Interin në edicionin që mbaroi.

I dyti në listë është Enzo Fernandez që vlerësohet 80 milionë euro, përkundër faktit se janar Chelsea e transferoi për 121 milionë euro nga Benfica.

Pason Alexis MacAllister me 65 milionë euro, pastaj Cristian Romero e Julian Alvarez që kushtojnë nga 60 milionë euro.

Lionel Messi është i teti në listë me vlerën prej 35 milionë euro, derisa Paulo Dybala mbyll top dhjetëshen me 30 milionë euro. /Telegrafi/

lautaro (Foto: TNT Sports)

telegrafi sport app