Lauren Goodger ka mbyllur thashethemet se është kthyer me ish-partnerin e saj, Charles Drury dhe ka konfirmuar se është beqare.

Ish-ylli i "TOWIE", 36 vjeçare, më parë kishte një marrëdhënie të trazuar me ish-të dashurin e saj, 26 vjeç, dhe ata patën vazhdimisht ulje - ngritje që nga vdekja tragjike e vajzës së tyre, Lorena.


Në një intervistë të re, Lauren adresoi spekulimet e fundit pasi ish-çifti u fotografuan së bashku në shumë raste.

72243067 12205651 Lauren Goodger has shut down rumours that she is back with her e a 37 1686999775603 Foto: Instagram

Duke folur për OK!, ylli televiziv shpjegoi se ata nuk janë më bashkë, por ajo dhe Charles janë bashkë-prindër të vajzës Larose, 23 muajshe.

"Ka pasur shumë thashetheme se unë jam në një lidhje me Charles Drury. Jam beqare", tha ajo.

72243079 12205651 It s over The former TOWIE star had a tumultuous relationship wi m 40 1686999931121 Foto: Instagram

"Ne jemi bashkë-prindër. Ky vendim është marrë për hir të Larose dhe të ardhmes së saj", shtoi mes tjerash Lauren.

Vajza e tyre, Lorena, u nda nga jeta tragjikisht në korrik të vitit 2022.

68056203 12205651 Family Lauren also shares 20 month old Larose with her ex boyfri a 42 1687000186622 Foto: Instagram

Lorena lindi me dy nyje në kordonin e kërthizës, e lidhur në qafë dhe pavarësisht se dhjetë mjekë luftuan për ta shpëtuar, ajo ndërroi jetë pak pas lindjes. /Telegrafi/