LAJMI I FUNDIT:

Latifi: Qeveria të enjten do të shqyrtojë masat anti-COVID

Latifi: Qeveria të enjten do të shqyrtojë masat anti-COVID

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se të enjten do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19, të cilat janë duke u zbatuar në Kosovë nga 22 janari.

Gjatë një takimi me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut, Shpresa Jusufi, ministri Latifi e ka njoftuar atë për situatën epidemiologjike në Kosovë, ecurinë e vaksinimit dhe mënyrën se si institucionet e Kosovës po ballafaqohen me pandeminë COVID-19.

Në komunikatën e MSh, thuhet se në këtë takim u diskutua për përgatitjen profesionale të mjekëve të rinj nga Kosova përmes bashkëpunimit të kuadrove dhe institucioneve përkatëse akademike dhe shëndetësore të Maqedonisë së Veriut.


“Ministri Latifi shprehu gatishmërinë për ndihmën e tij në funksionalizimin e telemjekësisë në Maqedoninë e Veriut, meqë kjo është duke u aplikuar në  Kosovë dhe Shqipëri. Theks të veçantë iu dha edhe krijimit të kapaciteteve rajonale shëndetësore, pasi që rajonalizimi i shërbimeve shëndetësore është i rëndësishëm, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Gjatë takimit ministri Latifi ka thënë se nesër (e enjte) do të bëhet shqyrtimi i masave kundër COVID-19 dhe se të gjitha shtetet fqinje do të njoftohen me kohë për vendimin e Qeverisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori