LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 4° partlycloudy_night

Largohet një punëtor, nga ndërmarrja Trepça thonë se shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro

Largohet një punëtor, nga ndërmarrja Trepça thonë se shkaktoi dëm mbi 27 mijë euro

Punëtori me inicialet Sh.S., i ndërmarrjes “Trepça” është larguar të hënën nga puna pasi ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës.

Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi të postuar nga kjo ndërmarrje në rrjetin social në Facebook, ku ndër të tjera thuhet se ky punëtor i ka shkaktuar dëm financiar ndërmarrjes prej mbi 27 mijë euro.

Tutje thuhet se i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës edhe në disa raste të tjera.


“Me datën 24.02.2025 Komisioni Disiplinor ka mbajtur shqyrtimin publik lidhur me rastin e Sh.S. Pas mbajtjes së shqyrtimit publik Komisioni Disiplinor ka vërtetuar se i njëjti ka kryer shkelje të rendë të detyrave të punës nga neni 10 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1, 1.5, 1.13 dhe 1.52 i Rregullores nr.prot: 2906 dt. 30.07.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A, për shkak se i njëjti i ka shkaktuar dëm financiar Ndërmarrjes Trepça Sh.A., mbi 27,472.00 euro, dhe i njëjti ka qenë recidivist i shkeljeve të rënda të detyrave të punës dhe në disa raste të tjera e gjithë kjo e bazuar në raportin 983 nga komisionet përkatëse. Andaj, Komisioni disiplinor ka sjellë vendim me nr.prot: 1198 të dt. 24.02.2025 dhe ka shqiptuar masën disiplinore ndërprerja e marrëdhënies së punës për Sh.S”, thuhet në postim. /Telegrafi/