Transferimi i Aymeric Laportes te Barcelona apo Manchester City mund të mbetet vetëm një dëshirë.
Një kthesë e madhe ka ndodhur në sagën e quajtur Aymeric Laporte.
Sipas raporteve të Radio Marca, Athletic Bilbao nuk dëshirojnë largimin e qendërmbrojtësit pasi janë të gatshëm për t’i ofruar një rinovim të kontratës.
Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet
Objektivi Manchester Cityt dhe Barcelonës dukej se do të largohet nga klubi bask këtë verë, por drejtuesit e Bilbaos kanë shpresa për ta bindur atë për të zgjatur kontratën e tij, duke i ofruar pagë vjetore prej 5 milionë eurove.
Kjo pagë thuhet që është më e madhe sesa që gjigantët evropianë i ofrojnë futbollistit, për atë duket që qendërmbrojtësi spanjoll do t’i injoroj të dy skuadrat. /Telegrafi/