Site icon Telegrafi

Laporta me fjalë të mëdha për Hansi Flick: Ai po bën një punë të jashtëzakonshme

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është shprehur i kënaqur me punën e Hansi Flick te klubi i tij.

I pari i klubit katalunas ka thënë se trajneri gjerman po bën një punë të jashtëzakonshme te Barcelona.

“Flick po ecën shumë mirë, ai nuk kërkon justifikime. Ai po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai e njihte skuadrën që kishte dhe po bën shumë mirë,” tha Laporta.

Laporta gjithashtu vlerësoi lojtarët për të kuptuar taktikat e Flick.

“Lojtarët e kuptojnë shumë mirë idenë e lojës që Hansi Flick po u propozon”, shtoi ai.

Deco kishte besim se stili i Flick-ut do të kishte sukses, dhe Laporta beson se besimi ka dhënë rezultat.

“Ne besojmë se Asambleja, duke qenë e largët, do të jetë më pjesëmarrëse dhe besojmë se do të jetë më mirë në këtë mënyrë”.

Laporta theksoi se formati në distancë është veçanërisht i përshtatshëm duke pasur parasysh gjendjen aktuale të ambienteve të klubit. “Duke marrë parasysh formën në të cilën janë tani objektet e klubit, ky është opsioni më i mirë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version