Është lansuar sot projekti “Kosova shtet i xhudos” i mundësuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes së cili synohet masivizimi i këtij sporti në Kosovë dhe mbështetja edhe më e madhe për këtë sport në të ardhmen.
Në ceremoninë e prezantimit të këtij projekti u tha se ky sport tash e 15 vite e ka bërë Kosovën krenar me rezultatet e arritura dhe me promovimin e madh nëpër botë.
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti tha se xhudo është kryefjala e sportit në vendor, dhe se programi “Kosova shtet i xhudos” është hapi konkret që siguron vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin e vendit tonë.
“Rezultatet e xhudos janë kryefjala e sportit vendor tani e 15 vite, rezultate përmes së cilave identifikohemi secili prej nesh individualisht, por edhe si shoqëri në tërësi e mbi të gjitha si shtet….Sporti në përgjithësi e xhudo posaqërisht ka bërë punë të jashtëzakonshme në krijimin e ndjenjës së përkatësisht brenda shoqërisë sonë dhe krijimin e perceptimit pozitiv të opinionit të jua për republikën tonë. “Kosova shtet i xhudos” është hapi konkret të cilin e kemi marrë si qeveri për të siguruar jo vetëm vazhdimësinë e ndikimit të xhudos në promovimin tonë ndërkombëtar por mbi të gjitha zhvillimin maksimal të këtij sporti përbrenda Republikës së Kosovës. …Jam i nderuar që sot po e shpalosim përmbajtjen e këtij programi përmes të cilit synojmë që ta fuqizojmë sportin si mjet për ndërtimin dhe ruajtjen e mirëqenies sonë shoqërore dhe ekonomike si dhe kanal kryesor për promovimin e Kosovë në arenën ndërkombëtare”, tha Kurti.
Ndërsa, kryetari i Federatës së xhudos, Agron Kuka tha se medaljet e fituara nga xhudistët tona kanë inkurajuar ministrin Çeku që ta fillojë një program të tillë.
“Tri medalje të arta olimpike, dhjetëra botërore e evropiane, sigurisht që kanë qenë arsyeja dhe motivimi për ministrin Çeku që të fillojë këtë program që në thelb e ka promovimin e vendit tonë dhe avancimin e xhudos në shumë dimensione dhe krijimin e mundësive për të gjithë ata që dëshirojnë të punojnë seriozisht. Që xhudo e meriton një epitet të tillë është e dëshmuar nga ngritja e flamurit në Rusi, e deri te përcjellja e sportistëve tanë nga shtëpitë më të mëdha mediale botërore, andaj uroj e besoj që ky projekt ambicioz të rezultojë i suksesshëm në çdo aspekt.”, tha Kuka.
Ish-kampionja olimpike Majlinda Kelmendi u shpreh shumë e lumtur me këtë projekt derisa tha se sporti i xhudos ka hapur dyer që politika e kishte të pamundur t’i hapet.
“Jam jashtëzakonisht e lumtur që sporti i xhudos më në fund po e merr vendin dhe trajtimin e duhur, siç e tha edhe kryeministri sepse ka tash e 15 vite që çdo qytetar i Kosovës mburret me sukseset e sportit të xhudos. Fatmirësisht, përmes punës së jashtëzakonshme të trajnerit Driton Kukat kemi hapur dyer të cilat edhe sot përmes politikës është e vështirë të hapen. Jemi ulur në tavolina që politika e ka të vështirë të ulet me ata njerëz, me ato shtete, kështu që përmes sportit ka qenë shumë më e lehtë.”, tha Kelmendi.
Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Hajrull Çeku zbuloi se projekti “Kosova shtete i xhudos i ka gjashtë qëllime kryesore.
“Janë gjashtë qëllime kryesore, një është infrastruktura e përmirësuar fizike, dy është fuqizimi i kapaciteteve trajnuese, tre është masivizimi i sportit të xhudos, katër është mbështetja për sportistët dhe trajnerët elitarë, pesë është organizimi i ngjarjeve ndërkombëtare sportive në vendin tonë dhe gjashtë promovimi ndërkombëtar i shtetit të Kosovës”, tha Çeku.
Ndryshe, xhudistet si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Laura Kuka, Nora Gjakova e Akil Gjakova i kanë siguruar Kosovës medalje elitare botërore për vite me radhë./Kosova Press/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Juventusi mposht Cagliarin dhe kthehet sërish në zonën ‘Champions’

Nuk i pëlqen udhëtimi me avion – Perez shkoi me makinë nga Madridi në Eindhoven për tu zyrtarizuar te ky klub

Mo Salah vendos plotë gjashtë rekorde të reja në fitoren e Liverpoolit ndaj Man Cityt

PSG-ja i bën Arsenalit një ofertë ‘astronomike’ prej 112 milionë eurosh për yllin anglez

“Ne duhet të fitojmë kampionatin, unë dhe djemtë e mëdhenj në këtë ekip” - Salah flet për fitoren e madhe ndaj Man Cityt

Notat e lojtarëve, Man City 0-2 Liverpool: Salah ‘mbreti’ i derbit

Vëllaznimi vjen me reagim për ngjarjet në Prizren – i quan kriminel tifozët vendas, ndërsa klubin e Lirisë si të pabesë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Moment frike dhe paniku në ndeshjen e Serie A: Kean ra pa ndjenja në fushë, u dërgua me urgjencë në spital

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë