LAJMI I FUNDIT:

Lansohet ‘Fondi i Inovacionit’ me mundësi përfitimi prej 50 mijë eurosh

Lansohet ‘Fondi i Inovacionit’ me mundësi përfitimi prej 50 mijë eurosh

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka lansuar skemën e re të granteve të Ministrisë “Fondi i Inovacionit”, me mundësi përfitimi prej 50 mijë eurosh.

“Skema e granteve ‘Fondi i Inovacionit’, do të mbështesë NVM-të në zhvillimin e konceptit të tyre të inovacionit duke prezantuar produkte, shërbime, procese të reja të përmirësuara, me qëllim rritjen e potencialit të tyre ekonomik, në tregjet e brendshme dhe ndërkombëtare”, theksoi ministri Beqaj me rastin e lansimit të Fondit të Inovacionit.

Beqaj ka thënë po ashtu se ky Fond është një mundësi më shumë për ndërmarrësit, për më shumë mjete të investuara drejtpërdrejtë në sektorin privat nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.


‘Fondi i Inovacionit’ është bashkëfinancim i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ, përmes projekti”Krijimi i Punësimit Përmes Promovimit të Eksportit” (CETEP) dhe zbatohet nga Qendra e Inovacionit e Kosovës (ICK).

Projekti parashihet të ketë ndikim në katër fusha të veprimit sipas nevojave të sektorit privat në sektorët: bujqësia, TIK dhe prodhimi. Fushat në të cilat do të mbështeten NVM-të janë informacioni i lidhur me biznesin, shërbimet e biznesit të orientuara drejt tregut, inovacionet e produktit dhe procesit dhe promovimi i eksporteve.

Data e fundit për aplikim për grante të këtij Fondi është 30 nëntor, në ora 16:00. /KP /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Themeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance

Botë
Girl you know it's true – një film për sensacionin global

Girl you know it's true – një film për sensacionin global "Milli vanilli"

Cinestar
Kalo në kategori