LAJMI I FUNDIT:

​Lansohen doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual

​Lansohen doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në bashkëpunim me Zyrën e UNFPA-së në Kosovë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, kanë lansuar sot doracakët për mësimdhënës lidhur me edukimin gjithëpërfshirës seksual për shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë.

Në ceremoninë e lansimit u tha se përmes këtyre doracakëve të rinjtë e vendit do të marrin njohuri të bazuara në shkencë se si të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se edukimi seksual që nga mosha e hershme është një faktor i rëndësishëm parandalues i sëmundjeve të ndryshme.


“Fëmijët dhe të rinjtë tanë në Kosovë kanë të drejtë të marrin një informacion të besueshëm, gjithëpërfshirës dhe të bazuar në shkencë. Ndërsa, mësimdhënësit janë përgjegjës që t’iu ofrojnë informata të besueshme dhe t’i ndihmojnë të rinjtë tanë që të jenë të kujdesshëm për jetën dhe shëndetin e tyre. Duke qenë se Kosova ka një popullsi shumë të re, ku mbi 50 përqind janë në moshën 25 vjeçare, kjo natyrisht se është një pasuri e paçmuar për ne. Por, në të njëjtën kohë është edhe një sfidë pasi që pikërisht këta të rinj nga 15-25 vjeç janë në rrezikun më të lartë të infeksioneve seksualisht të transmetueshme sesa grupmoshat tjera. Andej edhe edukimi seksual që nga mosha e hershme është një faktor i rëndësishëm parandalues i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme dhe i zvogëlimit të sjelljeve devijante në fazën e pubertetit dhe më vonë”, tha ajo.

Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson, tha se integrimi i këtyre doracakëve në kurrikulat shkollore është një hap shumë i rëndësishëm drejtë barazisë gjinore.

“Doracaku është i duhur për moshë të ndryshme sepse këtu mëson jo vetëm dallimet biologjike, prandaj për mua kjo është baza për një shoqëri ku jemi të atillë që respektojnë më shumë njëri-tjetrin, kemi më shumë dijeni dhe dimë për të drejtat dhe dimë t’i respektojmë të drejtat e të tjerëve, për mua kjo është me rëndësi tani që e keni në kurrikulën e juaj. Dëshiroj ta përgëzoj Kosovën për këtë vendim që të integrojë dhe të keni këtë edukim gjithëpërfshirës seksual si pjesë e edukimit nëpër shkolla, ky është një hap shumë i rëndësishëm në rrugëtimin e juaj drejtë barazisë gjinore, fuqizimin e grave, diversiteti dhe një shoqëri që është e lirë nga dhuna, diskriminimi bazuar në gjini, ku fëmijët shkojnë në shkolla dhe kanë hapësirë të mjaftueshme në shkollë e cila është e sigurt dhe e respektueshme”, tha ajo.

Ndërsa, udhëheqësja e Zyrës së UNFPA-së në Kosovë, Visare Mujko-Nimani, tha se edukimi gjithëpërfshirës seksual u mundëson të rinjve të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre.

“Edukimi gjithëpërfshirës seksual u mundëson të rinjve të mbrojnë shëndetin, mirëqenien dhe dinjitetin e tyre. Për shkak se këto programe bazohen në parime dhe të drejtat e njeriut ato avancojnë barazinë gjinore dhe të drejtat dhe fuqizimin e të rinjve, edukimi gjithëpërfshirës seksual i fuqizon të rinjtë që të dinë dhe t’i kërkojnë të drejtat e tyre. Informatat mbi edukimin gjithëpërfshirës seksual duhet të transferohet tek të rinjtë në mënyrë të mirëfilltë nga mësimdhënësit të përgatitur mirë për t’i ndihmuar të rinjtë të zhvillojnë vetëbesim dhe aftësi jetësore që i inkurajojnë mendimin kritik, komunikim të qartë, vendimmarrje të përgjegjshme dhe sjellje të respektueshme”, tha ajo.

Doracakët përfshijnë përmbajtje që mund të përdoren nga klasa 1-12 dhe janë materiale lehtësuese për mësimdhënës të cilët shërbejnë për të zhvilluar mësimin. /Kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori