Nga: Mentor Petrela
Simboli i fundit biologjik i Tiranës thahet nga pleqëria; nuk kërkoi ndihmë në buzë të Lanës, aty ku hodhi shtat rreth besoj tre-katërqind vjet më parë.
“Urës së Tabakëve” bashkëkohëse i vdiq shoku që e vështroi kur ajo ndërtohej.
Në periferi të qytetit të vjetër, aty ku përpunoheshin lëkurat dhe niseshin rrugët me tentakulat drejt katundeve të juglindjes, mbiu Rrapi i species Platanus Orientalis Balcanicus. Rritet deri në tridhjete metra i lartë, me hije të gjerë, në Euroazi.
Një i afërm i Rrapit te Xhamia e Tabakëve përballë, është fiksuar i tharë në celuloidin e Sadik Kacelit më 1932. Duhet të ketë mbyllur ciklin rreth njëqind vite më parë.
Rrapi impresionues me madhështinë e tij do të mbetet ne pikturën e Edward Learit më 1848, së bashku me motrën mitike, Urën, që ngjasojnë për paralelizëm me perëndite e pavdekshme greke në bashkëjetesën e tyre me qeniet biologjike që shuhen siç ishte Rrapi. Kapka Kassabova në dëshmitë “To the Lake”, tregon që Edward Lear, një rrap kushëri të së njëjtës specie e ka pikturuar në Ohër, megjithëse banorët e sulmuan me gurë duke quajtur si blasfemi artin e tij. Sipas saj, ka qenë mbjellë në Ohër nga Klementi në vitin 893 dhe mbijeton sot në hyrje të Çarshisë. Nga ky episod, Edward Lear vuri fesin dhe me dy roje shqiptare u nis drejt Perëndimit. Me të njëjtin pasion, udhëtari artist liberal, Edward Lear, më pas pikturon Rrapin e Tabakëve. Na lejohet të spekulojmë duke i krahasuar të dyja pamjet dhe hijen të jetë mijëvjeçar dhe Rrapi i Tabakëve?
Alexandre Degrand, konsull i Francës, në udhëtimin e tij në Tiranë, më 1898, e ka fiksuar në celuloid Urën dhe Rrapin me vëllezërit e tij në rrugën e Shën Gjergjit.
Impresionet e tij mbi Tiranën janë mbresëlënëse në ato dy javë të qëndrimit të tij, ku thotë se elita e saj ishte po aq e kulturuar sa elita e Shkodrës, kryeqyteti shpirtëror e institucional ku ai shërbeu për gjashte vjet. Baroni Degrand bën dallimin se në Tiranë elita ishte ndërkombëtare (plejada rrezatuese e Toptanasve kishte shërbyer si misionare, diplomate, administratore ushtarake në Perandorinë Osmane, në rajon, në Evropë, në Azi dhe në Afrikë).
Nën Toptanët, Rrapi me gjithë kushërinjtë rreth Sarajeve, hodhën shtat. Luigi Pellerano, i komisionuar nga “National Geographic”, më 1928 ka përjetësuar në foto Rrapin me Urën e Tabakëve kur syri pineal i fotografit ka fiksuar krenarinë e një ezmereje veshur me dimnit mermeri, që mund ta quajmë Bukuroshen e Tironës.
Kjo përkujtimore është si kënga e fundit e mjellmës për një tërheqje vëmendjeje në kujdesin ndaj pesë nipërve të Rrapit aty pranë Namazgjasë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht