Po i jepet lamtumira e fundit artistes së madhe Aretha Franklin.

Kjo e fundit ishte e njohur për veshjet karakteristike dhe xhevahiret, me të cilat është veshur edhe pas vdekjes.


Mbretëresha e muzikës Soul ka ndërruar jetë pas një sëmundje të pashëruar më 16 shtator në shtëpi në Detroit.

aretha 3

Tashmë kanë filluar homazhet publike dy-ditore në Muzeun e Historisë së Afrikano-Amerikanëve në Detroit, ku disa prej fansave që po dëshirojnë t'i japin lamtumirën e fundit artistes, po presin në rend deri në 8-9 orë.

"Mbretëresha e Soulit është e veshur me një fustan të kuq të bërë nga dantella - me një skaj të plotë të tylit dhe mbulesë byrynxhyk" tha Linda Swanson, nënkryetare ekzekutivit e "Funeral Home Swanson".

Gjithashtu këngëtarja e ndjerë kishte të veshur edhe këpucë të kuqe me taka të holla gjersa qëndronte në arkivolin e hapur, i cili është i bëri prej arit 24 karat.

Ndryshe, performanca e fundit e 76-vjeçares ishte në Qendrën Mann në Filadelfia në gusht 2017. /Telegrafi/

aretha 2

aretha

ce1f6fc6 8945 48e9 8122 66c627d103af USP News  Aretha Franklin Lies In State.1