LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, në anën e RMV-së, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Delçevë.
Nga
Telegrafi
10/04/2026
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































