Lamine Yamal ka nënshkruan kontratën e re me Barcelonën – Romano zbulon dy detaje kyçe të marrëveshjes
Sulmuesi i talentuar anësor, Lamine Yamal thuhet se tashmë ka nënshkruar kontratën e tij të re me Barcelonën.
Është eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, i cili ka konfirmuar kontratën e re të talentit spanjoll me klubin nga Camp Nou.
Gazetari italian ka jep dy detaje kyçe për kontratën e re të firmosur nga adoleshenti i talentuar.
Detajet i parë sipas tij është se kontrata e re e Yamal do të zgjasë deri në verën e vitit 2026. Kjo është kontrata më e gjatë që mund t'i jepet një lojtari 16-vjeçar bazuar në rregullat e futbollit evropian.
Në anën tjetër, detaji i dytë thotë se kontrata e re e Yamal do të shpallet zyrtarisht të hënën e ardhshme, në 2 tetor 2023.
Lamine ka treguar tashmë cilësinë e tij duke luajtur për Barcelonën dhe Spanjën, prandaj ai meriton një kontratë më të mirë për të siguruar të ardhmen e tij në klubin katalunas.
Këtë verë, u raportua se Manchester City bëri gjithçka për të nënshkruar me Yamal, por Barcelona refuzoi ofertat e tyre. /Telegrafi/




























