LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini po e teston një Urus edhe më të shpejtë

Lamborghini po e teston një Urus edhe më të shpejtë

Kjo makinë SUV, mund të jetë më e fuqishme dhe më e shkathët

Modeli Urus është ndër më të shpejtit SUV në treg, por kjo nuk e ka ndaluar Lamborghinin që të punojë për ta bërë edhe më të fuqishëm, transmeton Telegrafi.

Ishte thënë se do të lansohet një version i ri, ndërsa tani janë parë duke u testuar në pistë disa makina, që mendohet të jenë nga kjo linjë.


Njëra makinë që kishte ngjyrë të bardhë, dukej se ishte gati për prodhim, njëjtë sikurse edhe e gjelbra, që pjesën e përparme e kishte më të ulët se modeli i tanishëm.

Bashkë me to, ishte edhe një tjetër që kishte në kulm pjesën për vendosjen e bagazhit si dhe rrotën rezervë të vendosur në pjesën e pasme. Urus i ri, duket se do të jetë më i shpejtë se modeli i tanishëm që e ka motorin me 650 kuaj fuqi.

Teknologjinë e kësaj makine, Lamborghini pritet ta huazojë nga Huracan Performante, që është treguar se është e nivelit të lartë dhe shumë e mirë. /Telegrafi/