Lakers pësojnë humbjen e tretë radhazi, Portland bënë një hap mbrapa ‘Play-Off’-it

Los Angeles Lakers kanë pësuar humbjen e tretë radhazi në NBA, ku kësaj radhe pësuan nga Indiana Pacers.
Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht interesante ku në fund Pacers kanë triumfuar me rezultat të ngushtë 116:111.
TJ Warren ka qenë më efikasi për vendasit me 39 pikë, pesë kërcime e një asistim, i ndihmuar edhe nga Malcom Brogdon që shtoi 24 pikë dhe Victor Oladipo që e përfundoi takimin me 22 të tjera.
LeBron James ishte më efikasi tek Lakers me 31 pikë, tetë kërcime e shtatë asistime, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e tretë radhazi dhe të 18-tën në përgjithësi këtë edicion.
Përkundër humbjes, Lakers mbesin në vendin e parë në Konferencën e Perëndimit, ndërsa Indiana është në vendin e pestë në Lindje.
Ndeshje jashtëzakonisht interesante është zhvilluar edhe mes Portland Trail Blazers dhe LA Clippers, ku fitore shënoi skuadra kaliforniane me pesë pikë epërsi 117:122.
Për Portland kjo humbje është shumë e rëndë pasi tani kanë bërë një hap mbrapa për tu futur në Play Off.
Paul George ishte më efikasi në fitoren e Clippers me 21 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Tek Portland CJ Mc Collum shënoi 29 pikë e Damien Lillard 22 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/ Rezultatet:
Portland Trail Blazers – LA Clippers 117:122
Denver Nuggets – Utah Jazz 134:132
Indiana Pacers – LA Lakers 116:111
Miami Heat – Phoenix Suns 112:119
Dallas Mavericks – Milwaukee Bucks 136:132


















































