Vazhdon të ketë raporte të kundërta nga Kroacia dhe Italia lidhur me transferimin e propozuar të Dani Olmo nga Dinamo Zagreb te Milani.

Sipas mediumit kroat Sportske Novosti, kalimi i talentit spanjoll në San Siro është çështje ditësh.


Lojtari do të transferohet për 20 milionë euro, plus pesë milionë euro tjera bonuse dhe një përqindje e shitjes së tij në transferimin e ardhshëm.

Kontrata thuhet se do të jetë pesë-vjeçare me vlerë prej 2.5 milionë euro në sezon për 21-vjeçarin spanjoll.

Gjithashtu thuhet që Olmo nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e sotme miqësore të Dinamo Zagrebit me Lokomotivën.

dani olmo

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve të Sky Sport Italia, Gianluca Di Marzio qëndron në këmbënguljen e tij se çdo interes i Milanit është për verën.

Kontrata e tanishme e Olmos me Dinamo Zagreb do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe ai raportohet se ka refuzuar një zgjatje. /Telegrafi/

telegrafi sport app