Skuadra e Gjilanit ka marrë një lajm të mirë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Sulmuesi ferizajas i Gjilanit, ishte dënuar me tre muaj ndalës loje nga FFK pas gjestit jo sportiv në sfidën ndaj Vëllaznimit të Gjakovës.


Por klubi bardh e kuq ishte ankuar në shtëpinë më të madhet ë futbollit kosovar për uljen e dënimit.

Dhe në fund gjilanasit ia dolën që të zbusin dënimin e sulmuesit anësorë.

FFK ka marrë vendim që dënimi i Rusit të zbritet në tri ndeshje mos lojë.

Kësisoj ish-anëtari i Ferizaj do të jetë i gatshëm për Gjilanin pas ndeshjes me Flamurtarin. /Telegrafi/

telegrafi sport app