Lajm i madh për adhuruesit e modës – RESERVED, CROPP, HOUSE & MOHITO hapet më 20 Qershor në Prishtina Mall!

Katër brende ndërkombëtare të modës, pjesë e portofolit të LPP – RESERVED, CROPP, HOUSE dhe MOHITO – do të hapin dyert në Prishtina Mall më 20 qershor!
Çdo stil, çdo personalitet – të gjitha në një vend: bukuri, veshje të përditshme me stil, rehati dhe klas.
Prishtina Mall, destinacioni më i madh i blerjeve dhe argëtimit në rajon, me krenari njofton zgjerimin e portofolit të saj ndërkombëtar me ardhjen e këtyre katër brendeve të njohura të modës nga grupi i njohur polak LPP.
Kjo hapje vjen pas suksesit të jashtëzakonshëm të Sinsay, brendi i parë i LPP që u hap më herët këtë vit në Prishtina Mall, dhe që u bë shpejt një nga dyqanet më të suksesshme të qendrës.
Me stilin urban dhe të guximshëm të Cropp, modën rinore dhe të përditshme të House, elegancën e sofistikuar të Mohito dhe koleksionet e gjera për gra, burra dhe fëmijë nga Reserved blerësit do të përjetojnë një eksperiencë të pasur dhe të larmishme që i përshtatet çdo moshe dhe shije.
Ky zgjerim emocionues e përforcon më tej pozicionin e Prishtina Mall si qendra kryesore e modës dhe shitjes me pakicë në rajon, dhe si një destinacion i besueshëm për brendet ndërkombëtare që hyjnë në tregje të reja.
Hyni në botën e modës më 20 qershor në Prishtina Mall!





































