La Liga: Rivalitet CR7 – ‘el Messiah’

Lionel Messi zë vënd në formacionin e javës, por nuk është ndonjë befasi kjo, pasi jemi mësuar ta shohim javë për javë argjentinasin në formacion, megjithëse këtë javë kishim të bëjmë me një paraqitje të veçantë – hettrik ndaj Atletico Madridit.
Real Madridi pati punë të lehtë me Real Sociedadin, të cilin e mposhti thellë, falë një impenjimi të jashtëzakonshëm nga Cristiano Ronaldo, i cili me çdo kusht kërkonte që ta zinte rivalin e tij Messi në ranglistën e realizatorëve, një gjë të cilën e arriti me plot sukses, pasi tani ka 24 gola së bashku me ‘el Messiah’.
Befasinë më të madhe këtë javë në La Liga padyshim se e shkaktoi Levante, që në udhëtim mposhti Villarrealin, përderisa Sevilla barazoi në derbin andaluzian ndaj Malagas. Deportivo La Coruna ra viktimë e Getafes që realizoi fitoren e parë pas katër ndeshjeve.
Formacioni i javës së 22-të në La Liga (3-4-3):
Portier: Tono (Racing)
Mbrojtësit: Andoni Iraola (Athletic Bilbao), Gerard Pique (Barcelona), Miguel Fiano (Osasuna).
Mesfushorët: Mesut Ozil (Real Madrid), Tino Costa (Valencia), Jaime Gavilan (Getafe), Xisco (Levante).
Sulmuesit: Adrian Colunga (Getafe), Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid).
Tono
Iraola - Pique - M. Flano
Xisco - Oezil - T. Costa - Gavilan
Colunga - Messi - Ronaldo
Vlen të përmenden:
Kaka (Real Madrid)
Aritz Aduriz (Valencia)
Sergio Busquets (Barcelona)
Hernan Bernadello (Almeria)
Iker Muniain (Athletic Bilbao)
Emmanuel Adebayor (Real Madrid)
Valdo (Levante)
/Telegrafi/



















































