LAJMI I FUNDIT:

La Liga: Rikthehet Barcelona

La Liga: Rikthehet Barcelona

Barcelona u rikthye kah fitoret duke mposhtur Deportivo La Corunan gjatë vikendit, dhe kontribuon me tre lojtarë në ekipin më të mirë të javës.

Te Blaugranët edhe Dani Alves edhe Carles Puyol impresionuan duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa braziliani asistoi edhe në golin e shënuar nga Alexis Sanchez, i cili po ashtu bën pjesë në ekipin e më të mirëve të javës.

Ronaldo ishte vendimtar në fitoren e Real Madridit ndaj Celta Vigos dhe nuk mungon në sulmin e javës as kësaj radhe, duke qenë i vetmi madrilen në ekip.

Në vazhdim më të mirët e javës në La Liga:


Portier: Gorka Iraizoz (Valencia)

Mbrojtës: Dani Alves (Barcelona); Martin Demichelis (Malaga); Carles Puyol (Barcelona);

Mesfushorë: Pedro Rios (Levante); Chori Dominguez (Rayo Vallecano); Giovani dos Santos (Real Mallorca); Antoine Griezmann (Real Sociedad)

Sulmues: Alexis Sanchez (Barcelona); Cristiano Ronaldo (Real Madrid); Alejandro Alfaro (Real Mallorca)

Formacioni: 3-4-3

Iraizoz

Alves – Demichelis – Puyol

Rios – Dominguez – Dos Santos – Griezmann

Sanchez – Ronaldo – Alfaro

/Telegrafi/