LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner i tregon ndjekësve të saj se si duken qerpikët e saj natyral në krahasim me ata artificial

Kylie Jenner i tregon ndjekësve të saj se si duken qerpikët e saj natyral në krahasim me ata artificial

Kylie Jenner shtoi qerpikët artificial në koleksionin e saj të grimit me temë detare dhe tani, ajo po u jep fansave një paraqitje të shkurtër se si duken në të vërtetë.

Të shtunën, 29 Gusht, themeluesja e Kylie Cosmetics postoi një video në Instagramin e saj në të cilën demonstron se si duken qerpikët e saj natyral në krahasim me qerpikë artificial të vendosur në syrin tjetër.


Të gjithë pëlqejmë krahasimin krah njëri-tjetrit që tregon se si funksionon një produkt, kështu që me të vërtetë Jenner e vlerësuan lart për këtë veprim duke e bërë këtë.

Ndërsa ndryshimi i para-dhe-pas nuk është tepër i madh, vërehet se qerpikët artificial duken shumë më të trash dhe të zi, transmeton Telegrafi.

Jenner më parë në Instagram kur tregoi për herë të parë për koleksionine grimit, tregoi për mënyrën sesi u frymëzua për të krijuar qerpikë artificial, kur hoqi zgjatjet e qerpikëve menjëherë pas fillimit të pandemisë dhe rregullimi i tyre ishte i pamundur.

“Unë kam eksperimentuar shumë me qerpikë, por këta janë të duhurit”, përfundoi ajo. /Telegrafi/