LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner tregon hap pas hapi grimin e shpejtë që bën çdo mëngjes

Kylie Jenner tregon hap pas hapi grimin e shpejtë që bën çdo mëngjes

Pas videos së postuar në Instagram, me siguri shumë goca do e kenë më të thjeshtë grimin që bëjnë çdo ditë, me disa teknika të lehta të Kylie Jenner

“Një grim i shpejtë dhe i përditshëm,” shkruan Kylie, ku tregon disa hapa praktikë se si të gjitha vajzat mund të bëjnë grimin e saj pa shumë mundim.


video, ajo fillon duke aplikuar kremin pudër në fytyrën e pastruar më parë, duke përfshirë edhe qepallat e syve, përpara se të përdorë furçën. Më pas, përhap korrektorin dhe hijezuesin e errët për të konturuar lehtë hundën dhe mollëzat dhe një shtresë blush rozë për mollëza me shkëlqim, si dhe zbutës me nuancë neutrale për buzët.

Në fund të klipit, Kylie Jenner zgjedh të mos i lyejë qerpikët me rimel, por pozon për kamerën dhe lë diellin dhe dritën natyrale të ndriçojë në tërësi portretin e saj.

Duket bukur, apo jo?