Kylie Jenner është parë për herë të parë në publik që prej lindjes së fëmijës së saj të dytë tre javë më parë.

Të shtunën (26 shkurt), 24-vjeçarja u pa me nënën e saj Kris Jenner, 66 vjeçe, teksa dyshja shikonin ndërtimet e një shtëpie në Los Angeles.


Ylli i " Keeping Up With The Kardashians " u pa me një dukje të thjesht, bluzë të zezë kombinuar me dollakë të zeza, atlete gri dhe çorape të bardha.

54695259 0 image a 2 1645911008986

Thekeluesja e “Kylie Cosmetics” i lidhi flokët e saj në një bisht, të cilat i mbajti nën një kapele të zezë bejsbolli.

Personaliteti televiziv ecte përkrah Kris, e cila ishte veshur në mënyrë të ngjashme me një xhup të zi dhe dollakë të zeza me atlete të zeza, teksa inspektonin shtëpinë gri moderne.

54695261 0 image a 1 1645910952086

Dyshes nënë-bijë thuhet se iu bashkua vajza katër vjeçare e Kyliet, Stormi në këtë dalje, si dhe disa persona të tjerë.

Jenner lindi një djalë më 2 shkurt, vetëm një ditë pasi festoi ditëlindjen e katërt të Stormit me të dashurin Travis Scott, shkruan DailyMail.

Më pak se një javë pasi mirëpriti fëmijën e saj të dytë, në një postim në Instagram,  Kylie zbuloi se emri i djalit të saj ishte Wolf Webster.

kyliejenner 271303101 781110839513112 5469795383797712284 n Foto: Kylie Jenner/Instagram

Emri Wolf është emër djali me origjinë gjermane që do të thotë 'ujk udhëtues', sipas Nameberry.com.

Sajti thekson se emri "është mjaft i zakonshëm në gjermanisht (ku shqiptohet Vulf) dhe familjet hebreje, ndonjëherë si një formë e shkurtër e Wolfgang.

Më 6 shkurt, nëna e dy fëmijëve postoi një foto të ëmbël bardh e zi ku shfaqte dorën e vogël të djalit të saj për të dhënë lajmin se ai kishte lindur. /Telegrafi/

kyliejenner 273525899 156624473378576 7535159644187151017 n 2 Foto: Kylie Jenner/Instagram