LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner prenë balluket në mënyrë asimetrike

Kylie Jenner prenë balluket në mënyrë asimetrike

Kur bëhet fjalë për flokët, Kylie Jenner shkon me guxim atje ku disa të tjerë nuk do të guxonin.

Ajo ka provuar prerjen e flokëve të Rachel Green, personazhit të Friends, e deri te flokët e njëjta me ato të sirenës Ariel.


E prerë dhe e ngjyrosur në mënyrë të përsosur, ajo ka provuar gjithçka. Kohët e fundit ajo provoi shtresat ikonike të viteve ’90 , duke na dhënë të gjithëve një dozë të energjisë Clueless.

Por së fundmi, ajo postoi një imazh të vetëm me titull “diçka po vjen”.


Në fotografi, flokët e saj janë të zeza me shkëlqim. Me përjashtim, natyrisht, Kylie shkoi një hap më tej, duke zgjedhur një pamje asimetrike të ballukeve.

E shoqëruar me rroba ngjyrë rozë, ajo duket thjesht ikonike. /Telegrafi/