Stefano Pioli thuhet se është në pole pozicion për postin e trajnerit të Interit, duke lënë pas vetes ish-trajnerin e Villarrealit, Marcelino.

Besohet se të dy trajnerët do të jenë nesër në Milano për një intervistë, pasi shpresojnë për t'u emëruar si pasardhës të Frank de Boer në stolin e Interit.


Takimi është duke u zhvilluar sonte mes pronarëve të klubit, Suning Group dhe atyre të cilët drejtojnë klubin në bazë të përditshme.

Sipas Premium Sport, burime të afërta me ish-trajnerin e Lazios, Pioli, janë optimistë se ai është në pole pozicion për të qenë trajneri i ardhshëm i Interit.

Super-agjenti Kia Joorabchian, i afërt me drejtuesit e klubit është shtyrë për Marcelinon, por drejtori sportiv, Piero Ausilio dhe zëvendës-presidenti, Javier Zanetti favorizojnë trajnerin italian.  /Telegrafi/

ROME, ITALY - SEPTEMBER 25:  Head coach Stefano Pioli of Lazio issues instructions during the Serie A match between SS Lazio and Udinese Calcio at Stadio Olimpico on September 25, 2014 in Rome, Italy.  (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)

telegrafi sport app