U bë një muaj qëkur jam kthyer në Shqipëri për të kaluar pushimet e verës. Ndihem e ezauruar dhe dorëzuar mendërisht. Kontakti i vazhdueshëm me familjarë edhe miq që ndodhen në situata jetësore absurde, të vuajtura, panevojshmërisht të komplikuara dhe mendërisht patologjike. Bashkëbisedimi me këdo është i vështirë, ankthioz edhe agresiv në formën me të zakonshme. Edhe pse portalet mediatike shqiptare i kam evituar nga rrjetet e mia online, psikozat dhe perversitetet sociale janë aty përditë, format e të cilës manifestohen duke filluar që nga momenti i parë që dal nga shtëpia për të marrë autobusin edhe të shkoj në praktikë. Për çdo dokument fillestar që më duhet hasem me institucione përtace, të korruptuara, arrogante, kriminele edhe poshtëruese.
Ka qenë e pamundur të bëj biseda që shkojnë përtej problemeve. Kjo është gjendja më e rënduar psiko-socio-ekonomike që kam përjetuar deri më tani nga Shqipëria. Ajo për të cilën më vjen keq më tepër është se brezat e rinj janë konformuar me korrupsionin edhe format me antisociale të interaksionit shoqëror. Askush nuk e vë në pikëpyetje sjelljen e vet edhe të reflektojë për opsione të tjera. Modeli estetik dominant që është i pranishëm me bollëk në hapësirat e qytetit janë të rinj e të reja të mbiveshur, luks pa shije, në pamje të parë shtresë e mesme e lartë? Por, fatkeqësisht, ky nuk është realiteti faktik i Shqipërisë por thjeshtë një simptomë me qëllim mbulimin e një gjendjeje që në brendësi është e krimbur, e vuajtur dhe në mungesë kritike të drejtësisë sociale.
Modeli i autoritetit që është i gatshëm për identifikim janë një grup burrash të korruptuar, pa vizion, pa sens komuniteti edhe largpamësie, pa kulturën minimale të demokracisë, me komplekse të thella inferioriteti të manifestuara si tipare antisociale. Injoranca, individualizmi, patriarkalitet, marrëdhënie ndërfamiljare me tipare Kanunore janë realitet edhe përditshmëri e gjithësecilit tashmë. Në të tilla kushte identifikimi me pushtetin është bërë mekanizëm mbijetese por padiskutim i pajustifikueshëm.
Hapësirat e sigurta sociale në të cilat ke mundësi zhvillimi janë aq të pakta edhe aq të ndërlidhura me forma kapitaliste përfitimi sa janë dekurajuese edhe të papërfillshme për të gjeneruar ndryshim substancial.
Rezultati në një gjendje të tillë? Dëshirë edhe sakrifica marramendëse për t’u larguar. Braktisje e gjithçkaje për t’ia nisur nga zeroja në vende me ligje që e bëjnë thuajse të pamundur integrimin edhe rehabilitimin e individëve që nuk janë pjesë e EU. Në të tilla kushte ky popull nuk ka më asgjë për të humbur, është në pikën që edhe nga dinjiteti i jetës është zhveshur. Paradoksalisht këto janë pikërisht momentet historike në të cilat mobilizimi i revoltës është i domosdoshëm për krijimin e avashtë të një fryme të re politike që duhet të këtë parim dhe kusht denoncimin e padrejtësive sociale. Unë kam shpresë…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Duda Balje me fitore të dyfishtë, arrin 100 mijë ndjekës në Instagram dhe merr afro 1,800 vota në zgjedhje - siguron edhe një mandat si deputete

Donald Trump 'kurorëzon' veten si Mbret

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Guardiola parashikon katër skuadrat favorite për ta fituar garën

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij