Kompania Odebrecht me bazë në Brazil është kompania më e madhe ndërtimore në Amerikën Latine. E pikërisht kjo kompani është në qendër të skandalit më të madh të korrupsionit në botë.
Kjo firmë besohet të ketë dhënë afro 800 milionë dollarë ryshfet për individë, mes periudhës 2001-2016.
Shumica e këtyre ryshfeteve ishin paguar nga kjo kompani në mënyrë që të përfitojnë kontrata prej qeverive, për të ndërtuar rrugë, ura, autostrada dhe diga, shkruan CNNMoney, transmeton Klan Kosova.
Disa nga këto ryshfete kanë kaluar madje përmes SHBA-ve.
Ky është një rrjet ryshfetesh i shpërndarë në katër kontinente, që përfshin presidentë dhe 12 shtete.
Ky rast po ashtu ka çuar në gjobën më të madhe të dhënë ndonjëherë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e që kapë shifrën prej 3.5 miliardë dollarëve .
Hetuesit po e përcaktojnë nëse ryshfetet janë zgjatur edhe në kontratat e ndërtimit të vendeve për Olimpiadën e vitit 2016 të mbajtur në Rio de Janeiro, dhe për Kupën e Botës në futboll më 2014.
Zyrtarët e Odebrecht dërgonin para kesh përreth globit, nga një llogari bankare në tjetrën, në xhepat e politikanëve të Meksikës, Venezuelës, Argjentinës, Perusë, Mozambikut e Kolumbisë.
Ryshfetet nganjëherë shkonin përmes katër llogarive bankare para se të arrinin në destinacionin e fundit, sipas marrëveshjes së pranimit të fajësisë mes kompanisë dhe zyrtarëve amerikanë.
Ndër të tjera, disa ish-presidentë latino-amerikanë mund të përballen me burg nëse gjendet se janë përfshirë në ryshfete, dhe një prej tyre veç se është zhdukur.
Këtë muaj, një gjykatës amerikan do të japë vendimin nëse kompania Odebrecht duhet ta paguajë gjobën rekorde prej 4.5 miliardë dollarësh, të cilin gjobë kompania ka thënë se nuk mund ta paguajë.
Dënimi – i koordinuar nga Amerika, Brazili dhe Zvicra – shënon vetëm fillimin e dhimbjes financiare të kompanisë Odebrecht. Madje, disa vende latino-amerikane po i hapin rastet e veta dhe mund të shpërndajnë edhe më shumë dënime.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi – pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin – Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Gjykatësi urdhëron sërish administratën Trump të mos i bllokojë fondet e USAID-it

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës